Vaksinat kundër Covid-19 janë dritat në fund të tunelit, por ato nuk nënkuptojnë se do t’i japin fund pandemisë, tha një zyrtar shëndetësor ditën e djeshme.
"Do doja të thoja që vaksinat nuk janë të barabarta me zero Covid”, tha dr. Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit.
“Vaksinat dhe vaksinimi do të shtojnë një mjet kryesor, të madh e të fuqishëm në paketën e mjeteve që kemi, por, vetëm, ato nuk e bëjnë dot punën.”
Për muaj me radhë, ekspertët e shëndetit kanë thënë se për të parandaluar përhapjen e virusit, njerëzit duhet të mbajnë distancën e tyre nga të tjerët, të lajnë duart dhe të mbajnë maskat.
Ndërsa mësohet më shumë për këtë koronavirus dhe sëmundjen që ajo shkakton, Covid-19, zyrtarët kanë ndryshuar rekomandimet e tyre.
CDC forcoi udhëzimet e saj, duke thënë se mbajtja e një maske është kritike dhe ndonjëherë, njerëzit duhet t'i mbajnë ato edhe në shtëpitë e tyre.
"Për shkak se rreziku më i lartë për transmetim është dokumentuar midis kontakteve shtëpiake të pacientëve me Covid-19, mbajtja e shtëpisë të sigurt kërkon distancim fizik, duke përdorur strategjitë e shëndetit publik dhe, në veçanti, përdorimin e qëndrueshëm dhe korrekt të maskave të fytyrës për të parandaluar futjen dhe transmetimin e virusit", tha CDC.
Zyrtarët kanë paralajmëruar që rastet e koronavirusit do të rriten gjatë dimrit ndërsa më shumë njerëz qëndrojnë brenda dhe mblidhen për pushime.
Në një dalje të tij, guvernator i New Jersey, Phil Murphy u tha gazetarëve:
"Covid nuk do të zhduket thjesht sepse ka disa doza vaksinash në një frigorifer në pritje të shpërndarjes”.
Artikuj të rekomanduar:
- Vaksina mund të mbërrijë në Shqipëri në janar
- Vaksina kundër Covid-19, Europa dhe Shqipëria: Ç’po ndodh
- Vaksinat e reja, Moderna vs Pfizer: Ç’kanë të përbashkët dhe si ndryshojnë
- Vaksina mund të mbërrijë në Shqipëri në janar
- Vaksina kundër Covid-19, Europa dhe Shqipëria: Ç’po ndodh
- Vaksinat e reja, Moderna vs Pfizer: Ç’kanë të përbashkët dhe si ndryshojnë
Burimi: CNN