Në një njoftim të postuar në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi shifrat e përditësuara për situatën e Covid-19 në Shqipëri.
“Janë kryer 2,374 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 311 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 840 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan.”
Në njoftim, ministria shkruan se në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë.
“Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.”
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë: 10,946
Durrës: 1,356
Elbasan: 860
Fier: 1,562
Korçë: 1,135
Vlorë: 1,045
Shkodër: 919
Lezhë: 739
Berat: 720
Kukës: 428
Dibër: 249
Gjirokastër: 507
Artikuj të rekomanduar:
- Vaksina anti-Covid: Si do funksionojë dhe pas sa kohësh siguron imunitet
- A do e përfundojnë vaksinat pandeminë? Çfarë thonë ekspertët
- A është konfuzioni shenjë e Covid? Ja ç’thonë ekspertët
- Autoritetet europiane thonë se karantinimi i udhëtarëve nuk ka ndonjë rëndësi të jashtëzakonshme
- Covid në Europë: OBSH thotë se situata është shqetësuese
- 9 herët kur dhimbja juaj e kokës ka nevojë urgjente për vizitë mjekësore
- Së shpejti, kjo certifikatë do të jetë më e rëndësishme se pasaporta
- Vaksina mund të mbërrijë në Shqipëri në janar