KORONAVIRUS

Video shpjeguese: Ja procedura e shkurtër e kryerjes së testit të shpejtë për Covid

Shkruar nga Anabel

7 Dhjetor 2020

Video shpjeguese: Ja procedura e shkurtër e kryerjes së testit të

Përmes një videoje shpjeguese të postuar në rrjete sociale, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shpjegoi se si do të kryhet procedura e testeve të shpejta për Covid-19.

“Siç u zotuam, testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt. Së shpejti, hapen disa pika në qendra shëndetësore për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.” – shkruhet në video.

Procedura zgjat diku te 15-30 minuta.

Testet e shpejta mund të bëhen edhe nga qytetarët vetë, pasi t'i blejnë në farmaci. Aktualisht, 100.000 testet e shpejta në vend nuk kanë shpërndarje në farmaci dhe kësaj here nuk do të mund t'i aplikojnë qytetarët në mënyrë individuale, por në një moment të dytë do të ndodhë.