Celebrity

Rita Ora thyen rregullat e pandemisë për herë të dytë dhe kërkon përsëri falje: Po ketë herë, pse?

Shkruar nga Anabel

7 Dhjetor 2020

Rita Ora thyen rregullat e pandemisë për herë të dytë
Getty Images

Ylli i muzikës pop Rita Ora ka kërkuar falje për shkeljen e kufizimeve ndaj Covid-19 për herë të dytë, në Mbretërinë e Bashkuar.

30-vjeçarja fluturoi për në Egjipt për një performancë private më 21 nëntor. Kur u kthye të nesërmen, sipas rregullave të vendosura, ajo duhej të ishte izoluar për dy javë.

Në vend të kësaj, ajo organizoi një parti ditëlindjeje në Londër, e cila ishte gjithashtu në kundërshtim me rregullat e mbylljes.

Rita kërkoi falje për festën javën e kaluar dhe ofroi të paguante një gjobë.

Gazetarë të Mail On Sunday zbuluan detaje nga ftesa e saj për në Egjipt dhe thanë se këngëtarja ka pranuar të udhëtojë për një shumë të madhe parash.

Një burim i paverifikuar gjithashtu i tha revistës se dhe presidenti egjiptian ishte midis të pranishmëve, megjithëse pretendimi është diskutuar.

Në përgjigje të këtyre lajmeve, Ora tha se e "meritonte kritikën" për veprimet e saj dhe se do të dhuronte paratë që mori nga koncerti për bamirësi.

Në një deklaratë, ajo u shpreh:

“Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një kompani private dhe festa u zhvillua brenda rregullave të protokollit, si dhe u kryen teste për Covid, duke respektuar autoritetet egjiptiane.

"Pas kthimit tim në Britani, unë duhet të kisha ndjekur këshillat qeveritare dhe të izolohesha. Siç e dini, unë nuk ndoqa këshillat e vendit dhe për këtë kërkova falje në fillim të kësaj jave. Kërkoj përsëri falje, pa rezerva.”

Më pas, shtoi:

“E kuptoj që falja ime si person publik, nuk ka shumë peshë, por nëse po mendonit të ndiqnit shembullin tim, mesazhi im është i thjeshtë: Ju lutem mos e bëni! Faji dhe turpi që kam mbajtur këto javë për gabimin tim, nuk ia vlen. Në vend të kësaj, ndiqni këshillat e profesionistëve dhe merrni masat e nevojshme. Unë do të marr gjithë kritikat që do më vijnë, sepse i meritoj.”

Ajo shpreson që “një ditë t’ja shpërblejë publikut dhe mjekëve që e kanë mbështetur”.

Burimi: BBC