Meqenëse një simptomë e zakonshme e Covid-19 është temperatura, njerëzit mund ta kontrollojnë më shpesh temperaturën e tyre këto ditë. Nëse ndiheni në panik kur shihni se temperatura po kalon 37-ën, mbase keni një ide të gabuar.
Çdo temperaturë mbi 37 mund të duket shqetësuese, por nuk është aq e thjeshtë.
Ka shumë faktorë personalë, mjedisorë dhe mjekësorë që ndikojnë në temperaturën e trupit dhe përcaktojnë nëse një person ka ethe apo në këtë rast, Covid.
Koncepti i një temperature standarte të trupit zakonisht i atribuohet mjekut gjerman Carl Wunderlich, i cili, në mesin e viteve 1800, analizoi mbi 1 milion temperatura të rreth 25.000 pacientëve.
Prej tyre, ai doli me një mesatare prej 37 dhe që atëherë ky standart ka mbizotëruar, të paktën në mendjet e shumë njerëzve që nuk janë mjekë.
Dr. Donald Ford, mjek në Ohio, thotë se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se temperatura e tyre normale mund të jetë një interval, jo një numër fiks.
"Studime më të mëdha të kohëve të fundit tregojnë se temperaturat normale variojnë nga 36 në 37.3 gradë dhe shumë individë mund të jenë edhe jashtë këtij kufiri, dhe të jenë përsëri mirë.”
Çfarë janë ethet/temperatura dhe pse ndodhin
CDC konsideron një person me temperaturë, kur ajo është 38 gradë ose më e madhe. Njerëzit me temperaturë, në një pjesë të mirë të rasteve kanë ethe ose/dhe janë shumë të ngrohtë.
Kur një patogjen “hyn në trupin tonë dhe trupi ynë e njeh atë, ai prodhon një reaksion/reagim me antitrupa dhe përgjigje të tjera”.
Këta antitrupa bëjnë që qelizat e tjera në trupin tonë të lëshojnë disa kimikate, të cilat hyjnë në tru dhe ndryshojnë pikën e caktuar të temperaturës.
“Në rastet e infeksionit, temperatura shkon dhe më shumë se 38. Dridhjet e trupit bëjnë që trupi ynë të “metabolizohet” më tepër, duke rezultuar në ethe.
Burimi: CNN