Shpesh flokët i kategorizojmë në të gjatë dhe të shkurtër, kur në fakt gjatësia mesatare është prerja perfekte që ju shkon pjesës më të madhe të femrave.
Me pak fjalë, nëse padashje apo me vetëdije flokët e tu kanë gjatësi mesatare, po ndjek trendin e fundit dhe po merr më të mirën e të dyja botëve! Flokë që arrijnë pak poshtë shpatullave janë më në modë se kurrë këtë vit, sepse përveçse duken të shëndetshme, janë praktike, lahen, thahen dhe stilohen shpejt.
Nëse mendoni se gjatësia mesatare ju kufizon në krehje apo modele të ndryshme, mendoni gabim. Pasi t'i hidhni një sy modeleve më poshtë, ruani foton për takimin e ardhshëm tek parukierja.
Gjatësi mesata dhe baluke janë kombinimi perfekt!
Baluke alla french style dhe onde shumë, shumë natyrale!
Kaçurrelat në këtë gjatësi thjesht qëndrojnë më mirë
Nëse doni t'ju ndryshojë humori përveç prerjes zgjidhni nuancat e mjaltit!
Përmes kësaj gjatësie, flokët do t'ju duken edhe me më shumë volum!
Një scrunchie, do t'ju zgjidhë shumë punë në ditë me shi!
S'do të merreni më as me "anën më të mirë të flokëve". Mund t'i hidhni nga t'ju vijë për mbarë!
Nëse ka ndonjë gjatësi të bërë posaçerisht për ondet e lehta, është kjo!
Rrathët e famshëm, e bëjnë prerjen edhe më chic!