Për shkak të simptomave shpeshherë të ngjashme, mund të jetë e vështirë që ndonjëherë të bëhet dallimi mes gripit, Covidit dhe ftohjes. Megjithatë, disa simptoma janë specifike për njërën sëmundje. Në vijim gjeni një listë me përshkrime për secilën simptomë si edhe ato më të zakonshmet për infeksionet.
Simptoma: Temperaturë (37.8 gradë Celsius ose më e lartë)
Covid: Zakonisht
Ftohje: Rrallë
Grip: Zakonisht
Simptoma: Lodhje
Covid: Zakonisht
Ftohje: Ndonjëherë
Grip: Zakonisht
Simptoma: Kollë
Covid: Zakonisht (më së shumti e thatë)
Ftohje: Zakonisht (zakonisht e butë)
Grip: Zakonisht (zakonisht e thatë)
Simptoma: Humbje e shijes/nuhatjes
Covid: Zakonisht
Ftohje: Ndonjëherë
Grip: Ndonjëherë
Simptoma: Tështima
Covid: Jo
Ftohje: Zakonisht
Grip: Jo
Simptoma: Dhimbje muskujsh
Covid: Ndonjëherë
Ftohje: Zakonisht
Grip: Zakonisht
Simptoma: Rrufë
Covid: Rrallë
Ftohje: Zakonisht
Grip: Ndonjëherë
Simptoma: Fyt i thatë
Covid: Ndonjëherë
Ftohje: Zakonisht
Grip: Ndonjëherë
Simptoma: Diarre
Covid: Rrallë
Ftohje: Jo
Grip: Ndonjëherë (te fëmijët)
Simptoma: Dhimbje koke
Covid: Ndonjëherë
Ftohje: Rralle
Grip: Zakonisht
Simptoma: Gulçim
Covid: Ndonjëherë
Ftohje: Jo
Grip: Jo
Simptomat më të zakonshme për Covid-19:
- temperaturë
- ethe
- kollë e vazhdueshme (zakonisht e thatë)
- humbje e shijes/nuhatjes
Të infektuarit mund të kenë lodhje, dhimbje kockash dhe gulçim. Diarreja nuk përjashtohet, por është e rrallë.
Simptomat më të zakonshme për ftohjen:
- tështimë
- dhimbje muskujsh
- rrufë ose hundë të zëna
- dhimbje fyti
Simptoma më të rralla janë temperatura dhe dhimbja e kokës. Ftohjet zakonisht nuk shkaktojnë diarre.
Simptomat më të zakonshme për gripin:
- temperaturë
- lodhje
- kollë e thatë
- dhimbje muskujsh
- dhimbje koke
Simptoma të tjera të gripit janë edhe rrjedhja e hundëve dhe dhimbja e fytit. Diarre mund të kenë fëmijët. Zakonisht njerëzit me grip nuk kanë tështima, por problemet me frymëmarrjen nuk përjashtohen. Simptomat e gripit shfaqen shpejt.
- 90-vjeçarja, e para në botë që bën vaksinën e Pfizer
- Mendoni se temperatura juaj normale është 36/37? Ndoshta e keni gabim!
- Sipas CDC: Në cilat raste duhet ta mbani maskën edhe në shtëpi
- Video shpjeguese: Ja procedura e shkurtër e kryerjes së testit të shpejtë për Covid
- Testi i gjakut për Covid mund të parashikojë nëse një person do të mbijetojë
- A është konfuzioni shenjë e Covid? Ja ç’thonë ekspertët
- 9 herët kur dhimbja juaj e kokës ka nevojë urgjente për vizitë mjekësore
- Së shpejti, kjo certifikatë do të jetë më e rëndësishme se pasaporta
Burimet: NHC, CDC