KORONAVIRUS

Kur pritet të nisë vaksinimi kundër Covid-19 në Shqipëri

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2020

Kur pritet të nisë vaksinimi kundër Covid-19 në

Nisur nga kreu i vendit, aplikimi i vaksinës kundër Covid-19 në vend mund të nisë dy muajt e parë të vitit të ardhshëm. Të paktën ky është afati kohor optimal që mendohet deri më tani.

Rama, përmes disa postimeve në Tëitter dhe Facebook, tregoi se është takuar me drejtuesin ekzekutiv të koorporatës farmaceutike Pfizer, Albert Bourla me të cilin përmbylli komunikimet e vizitës kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë.

Ndër të tjera, ai theksoi se prodhimi është ende shumë i ulët në raport me kërkesën botërore, por ambicia është që vendi ynë të mos mbetet mbrapa në radhën e shteteve që e kërkojnë vaksinën.

Kur pritet të nisë vaksinimi kundër Covid-19 në

Kryeministri Rama gjithashtu njoftoi se përpos bashkëpunimeve me Pfizer, po "hapen kanale" edhe për vaksinat e Moderna dhe  Astrazeneca.

"Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duke e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!”- shkruan ai përmes një statusi në Twitter.

Kur pritet të nisë vaksinimi kundër Covid-19 në

Pas analizave të detajuara, FDA-ja po mendon të miratojë për përdorim të përgjithshëm vaksinën e gjigandëve Pfizer dhe BioNTech, duke e quajtur vaksinën si të "sigurt dhe efektive".