Në një njoftim këtë të enjte (10 dhjetor), shkencëtarët australianë thanë se kanë zhvilluar një metodë të shpejtë të vëzhgimit të gjenomit që do të shkurtojë brenda katër orësh kohën e nevojshme për të gjetur burimin e rasteve të koronavirusit, gjë që ndihmon kështu që të parandalohen vatrat e infeksionit.
Renditja e gjenomit mund të ndihmojë shkencëtarët që të monitorojnë ndryshimet e vogla të virusit në shkallë kombëtare ose ndërkombëtare për të kuptuar se si po përhapet dhe të sigurojë njohuri se si ndërlidhen raste të ndryshme.
Shën.red. Në fushën e biologjisë molekulare dhe gjenetikës, një gjenom është i gjithë materiali gjenetik i një organizmi. Kur një virus hyn në organizëm, ndodh që të ndryshojë, të pësojë mutacion për t’u përshtatur.
"Kur identifikohet një rast i ri koronavirusit, çdo minutë llogaritet, "tha Ira Deveson, shkencëtar në Institutin e Kërkimeve Mjekësore Garvan, në një raport, të përgatitur në bashkëpunim me Universitetin e New South Wales.
Testimi i gjenomit ndihmon në gjurmimin e rasteve misterioze, ku burimi i infeksionit mbetet i panjohur dhe zakonisht duhen më shumë se 24 orë për të patur të dhëna.
"Duke identifikuar këtë ndryshim gjenetik, ne mund të përcaktojmë se si lidhen raste të ndryshme të koronavirusit," tha shkencëtarja Rowena Bull.
- Si u përdor Covid si pretekst për të kufizuar të drejtat civile
- Kur pritet të nisë vaksinimi kundër Covid-19 në Shqipëri
- Si të gjeni temperaturën normale të trupit tuaj dhe si ta matni atë saktësisht
- FDA gati për të miratuar vaksinën e Pfizer: 'Efektive dhe e sigurt!'
- Simptomat më të shpeshta për Covid, gripin dhe ftohjen
- 90-vjeçarja, e para në botë që bën vaksinën e Pfizer
- A do të jetë e detyrueshme vaksina për Covid?
Burimet: Guardian, Reuters