Nuk ka rëndësi se sa vjeç është fëmija juaj, i porsalindur apo në moshën parashkollore, prindërit gjithmonë janë në kërkim të alternativës më të mirë për të – sidomos kur vjen puna tek një çështje kaq delikate sa imuniteti!
Bebet lindin me një sistem imunitar të pazhvilluar, ndaj dhe janë shumë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të ndryshëm mjedisorë si bakteret apo viruset. Pavarësisht se sistemi imunitar i fëmijës krijohet që në barkun e nënës, vetëm pas lindjes ai nis të zhvillohet. Vaksinimi i fëmijës ndihmon në përforcimin e sistemit të tij imunitar gjatë moshës kur ai është më i predispozuar se kurrë për t’u prekur nga sëmundje të caktuara si: Difteria, Tetanozi, Kolla e Mirë, Poliomeliti, Hemofilus influenza e tipit b, Hepatiti, etj.
E dije që në 1 minutë, vaksinimi shpëton 5 jetë në botë?
E pabesueshme, apo jo? Epo ja që programet e vaksinimit kanë arritur të sjellin ulje drastike në numrin e sëmundjeve, pasojave shëndetësore apo edhe vetë vdekjeve që mund të shkaktojnë infeksionet e ndryshme. Vaksina madje mbron nga shpërthimet e mundshme të disa sëmundjeve për të cilat shumë prej nesh as nuk ia kanë idenë!
Çfarë përmbajnë në të vërtetë vaksinat?
Vaksinat përmbajnë përbërës të dobësuar ose të pajetë të baktereve, viruseve, apo mikro organizmave të tjerë që shkaktojnë sëmundje. Përmes vaksinimit, sistemi imunitar i bebes mësohet t’i njohë këto përbërës dhe t’i perceptojë ato si të rrezikshëm. Ndaj, nëse më vonë fëmija ekspozohet ndaj tyre, sistemi imunitar tashmë arrin t’i njohë dhe mund t’i çaktivizojë menjëherë. Kaq e thjeshtë!
Sa vaksina duhen për sëmundje të ndryshme?
Sot ka vaksina të cilat krijojnë imunitet për disa sëmundje të ndryshme, gjë e cila mundëson menaxhim më të mirë të kohës tuaj dhe, sigurisht, ndihmon që fëmija të mos bëjë disa gjilpëra. Këto njihen ndryshe si vaksinat e kombinuara (polivalente), të cilat janë një standart botëror tek kalendaret e imunizimit. E tillë është vaksina Heksavalente (6 në 1), e cila i mbron të porsalindurit nga 6 sëmundje me një gjilpërë të vetme: Difteria, Tetanozi, Kolla e Mirë, Poliomeliti, Hemofilus influenza e tipit b, Hepatiti B,apo vaksina e kombinuar Tetravalente (4 në 1), e cila mbron parashkollorët nga Difteria, Tetanozi, Kolla e Mirë dhe Poliomeliti – thelbërsore për të ruajtur imunitetin kolektiv në mënyrë që të parandalohen episemitë në shkolla.
Në kohërat e COVID-19, është më e rëndësishme se kurrë të vaksinoni dhe mbroni fëmijët ndaj sëmundjeve për të cilat EKZISTON një vaksinë.
Në ditët e sotme ka një mori alternativash vaksinimi për fëmijën tuaj, mjafton të pyesni mjekun pediatër rreth tyre dhe të bëni zgjedhjen e duhur!
Artikull i mbështetur nga Sanofi Pasteur
MAT-AL-2000111-1.0-11/2020