Europa mund të ndjekë shembullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të miratojë një vaksinë Covid-19 në javët e ardhshme. Ekspertët thonë se deri 70% e popullsisë duhet të vaksinohet në mëyrë që Covid të vendosen nën kontroll. Pra, sa besim kanë europianët te vaksina dhe a do të jenë të gatshëm ta bëjnë kur të vendoset në dispozicion?
Sondazhe të shumta tregojnë se europianët janë ndër më skeptikët e vaksinave. Një sondazh i fundit me më shumë se 13,400 njerëz në 19 vende zbuloi se njerëzit në Poloni, për shembull, raportuan përgjigjet më negative nëse do ta bënin ose jo vaksinën.
Franca është gjithashtu një nga vendet më skeptike, me vetëm 59% që deklaron se nëse do të ketë një vaksinë për Covid-19 e cila provohet se është e sigurt dhe efektive, do ta bëjë.
Suedia, Gjermania dhe Spanja gjithashtu treguan më shumë skepticizëm se vendet e tjera të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.
Rezultatet e sondazheve janë kryesisht në përputhje me një sondazh global të vitit 2019 nga organizata jofitimprurëse Wellcome dhe Projekti i Besimit të Vaksinave i cili zbuloi se vendet europiane kanë më pak të ngjarë të kenë besim te vaksinat.
Artikuj të rekomanduar:
Burimi: Euronews