Në raportin vjetor "Year In Search", Google publikoi të dhënat mbi kërkimet e njerëzve në internet, ku sigurisht koronavirusi ishte pjesë e fjalëve më të kërkuara. Në vijim gjeni 10 pyetjet më të shpeshta për Dr. Google.
1. Çfarë është koronavirusi?
Koronavirus ose SARS-CoV-2 është virusi që shkakton sëmundjen Covid-19. U identifikua për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Wuhan, Kinë dhe më pas u shpall pandemi më 11 mars.
Për më shumë, lexoni: Ku qëndron ndryshimi mes koronavirusit, SARS-CoV-2 dhe Covid-19
2. Sa zgjat koronavirusi?
Nuk mund të thuhet një periudhë e caktuar, sepse ndryshon në varësi të njerëzve dhe llojit të simptomave. Shumica e njerëzve shërohen brenda dy javëve. Të tjerë, mund të kenë probleme deri në gjashtë muaj, gjë që njihet si “Covidi i gjatë”.
Për më shumë, lexoni: Sa zgjasin simptomat e Covidit dhe kur një person nuk përbën rrezik për të tjerët
3. Cilat janë simptomat e koronavirusit?
Simptomat më të zakonshm e janë ethe, temperaturë, kollë dhe gulçim. Shenja të tjera më specifike janë dhimbja e muskujve dhe humbja e nuhatjes dhe shijes.
Për më shumë, lexoni: Simptomat më të shpeshta për Covid, gripin dhe ftohjen
4. Sa jeton koronavirusi nëpër sipërfaqe?
Nuk është saktësisht e qartë se sa kohë mund të mbijetojë nëpër sipërfaqe të ndryshme dhe nëse ka potencial të infektojë, megjithëse përgjithësisht transmetohet përmes ajrit dhe spërklave të frymëmarrjes.
Për më shumë, lexoni: Koronavirus: Sa jeton virusi tek këpucët, në rrugë, veshje & sipërfaqe të tjera?
5. Si përhapet koronavirusi?
Siç e thamë, përmes spërklave të frymëmarrjes dhe ajrit.
Për më shumë, lexoni: Studimi i ri thotë se Covid-19 mund të përhapet edhe përmes ajrit, në ambiente të mbyllura
6. Sa kohë një person mund të infektojë të tjerët?
Të paktën 10 ditë pas shfaqjes së simptomave, pas 24 orëve pa temperaturë dhe kur simptomat e tjera përmirësohen.
Për më shumë, lexoni: Sa zgjasin simptomat e Covidit dhe kur një person nuk përbën rrezik për të tjerët
7. A është diarreja një simptomë e Covid-19?
Është e rrallë si simptomë, por po, është shenjë e Covid.
Për më shumë, lexoni: 11 shenja të hershme që tregojnë se keni Covid
8. A ka kurë për koronavirusin?
Jo, nuk ka një kurë specifike për Covid. Trajtimet ndryshojnë në varësi të rastit. Për momentin, është aprovuar vaksina e Pfizer/BioNTech.
Për më shumë, lexoni: FDA miraton vaksinën e parë në SHBA
9. A transportohet koronavirusi përmes ajrit?
Po.
10. A është teshtima simptomë e Covid-19?
Në të shumtën e rasteve, jo.
Për më shumë, lexoni: Simptomat më të shpeshta për Covid, gripin dhe ftohjen
P.S. Merrni parasysh se në disa raste, informacionet tmerruese të Dr. Google mund t’ju bëjnë që të vuani nga kiberkondria, për të cilën lexoni më shumë këtu.