Blue Ivy Carter, vajza tetë vjeçare e Beyoncé dhe Jay-Z, është nominuar për një çmim Grammy.
Në nëntor, Akademia e Regjistrimit shpalli të nominuarit për Grammy-n e vitit 2021.
"Brown Skin Girl" e Beyoncé, e lëshuar si pjesë e "The Lion King: The Gift", është nominuar për kategorinë e videos më të mirë muzikore.
Blue është renditur si një artiste e paraqitur në këngë, së bashku me Beyonce, këngëtarin WizKid dhe SAINt JHN. Përveçse merr pjesë në videokip, zëri i 8-vjeçares është ai që hap dhe mbyll këngën.
Ky është nominimi i parë Grammy i Carter, dhe e bën atë një nga nominimet në moshën më të re, në historinë e Grammy-t.
Blue Ivy mbush 9 vjeç përpara shfaqjes së Grammy Aëards për vitin e ardhshëm.
Sipas Billboard, e nominuara më e re për Grammy është Leah Peasall, e cila u nominua për kategorinë "Albumi i Vitit" në vitin 2001, për performancën e saj në "O Brother, Where Art Thou?" dhe fitoi çmimin. Edhe DeLeon Richards ka marrë një nominim individual në moshën 8-vjeçare.
“Brown Skin Girl” është një dedikim për gratë me ngjyrë dhe në video paraqiten personazhe si Naomi CampBell, Lupia Nyong’o dhe Kelly Rowland.
Grammy Awards do të mbahet më 31 janar 2021.
Burimi: Insider