Një rast jo fort i zakontë i trajtuar publikisht te “E diela shqiptare” – ku dy vëllezër ftuan motrën për t’i dhënë mbështetjen e tyre mbi divorcin e saj – riktheu në vëmendjen mediatike rëndësinë që ka ndihma e familjarëve dhe rrethit shoqëror për dikë që është në proces divorci ose sapo është divorcuar.
Pavarësisht se divorci nuk është më tabu në shoqërinë tonë, duhet thënë se nga ana tjetër jo gjithmonë njerëzit në proces divorci gjejnë mbështetjen që meritojnë, madje në rastet më këqija, u thuhet që të mos divorcohen “për hir të familjes”. Rasti i prezantuar te “E diela shqiptare” transmetoi mes emocioneve të protagonistëve rëndësinë që ka ndihma për njerëzit që përballen me një dramë të tillë.
Në vijim gjeni një listë me këshilla, përpiluar nga profesionistë të fushës për Naked Divorce.
1. Mos u mundoni të jepni këshilla. T’i thuash një personi që po divorcohet se çfarë duhet të bëjë është qesharake. Fjali të tilla “Të duhet kohë”, “Nuk duhet të dalësh tani me dikë”, “Kur u divorcova unë...”, “Ta dija se do divorcohesha, nuk do të martohesha” etj., nuk duhet të jenë pjesë e bisedimeve tuaja. Njerëzit vlerësojnë heshtjen.
2. Ftoje për kafe ose për t’u bashkuar me ju në aktivitete të ndryshme. Njerëzit e sapo ndarë mund të ndihen disi të humbur. Ata kanë nevojë për ndërveprim me miqtë dhe familjarët. Edhe një orë e gjysmë në ditë është e dobishme.
3. Përqafoje. Mendoni se sa i fuqishëm është një përqafim.
4. Sigurohuni që të besojë te ju. Është gjithmonë mirë që këta njerëz të dinë ku mund të drejtohen për ndihmë.
5. Mos fol keq për ish-partnerin/en. Nuk është e nevojshme. Nëse dikush duhet të nxjerrë inatin, janë ata që divorcohen, jo ju. Ju thjesht dëgjoni dhe ofroni mbështetje.
6. Ofrohuni për ndihmë. Nëse ai/ajo ka një fëmijë të vogël dhe ju jeni të lirë, mund t’i ofroni ndihmën tuaj.
7. Dhuro libra ose sugjero filma. Shkruaji një letër. Ose bëj ç’të mundesh që ai/ajo të ndihet më mirë.
8. Diskutoni bashkë për diçka më pozitive. Kjo gjë do ta qetëojë.
9. Jepi kohën që i duhet. Të gjithë kanë nevojë t’i përjetojnë emocionet sipas mënyrës së tyre. Çdo divorc është ndryshe ndaj mos bëni krahasime.
- Arsyeja pse aktorja jeton me partnerin vetëm 4 ditë në javë, pastaj secili në shtëpinë e vet
- Studimi shpjegon: A i ngjajnë vërtet partnerët njëri-tjetrit me kalimin e kohës?
- Shkurt dhe qartë: S’keni për të lexuar këshilla më të mençura për martesën
- 4 arsye të rëndësishme pse çiftet me fëmijë duhet të shkojnë me pushime vetëm
- Arsyeja pse aktorja jeton me partnerin vetëm 4 ditë në javë, pastaj secili në shtëpinë e vet