Qentë mund të trajnohen për të zbuluar Covid-19 duke nuhatur djersën e njeriut.
Tani, shumë vende në të gjithë botën po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të qenve si një mënyrë e shpejtë, e besueshme dhe relativisht e lirë për të evidentuar njerëzit e infektuar me Covid, ose për të bërë një kontroll të shpejtë në rrethana të caktuara, për shembull në aeroporte.
Aktualisht, grupe qensh po trajnohen në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Finlandë.
Shkencëtarët besojnë se qentë, pasi trajnohen, marrin një aromë specifike të prodhuar nga përbërje organike të paqëndrueshme, që gjenerohen nga katabolitet, substanca të prodhuara nga replikimi i virusit që i largohen trupit përmes djersës.

Gjatë periudhës së testimit, qentë bënë dhjetëra prova, me një normë suksesi midis 76% deri 100%.
Kjo nuk është çudi, pasi tashmë dihet se qentë kanë një nuhatje fantastike.
Ao vlerësohet të jetë të paktën 10.000 herë më e mirë se e jona.

Burimi: CNN, The Guardian