Autoritetet në Britaninë e Madhe konfirmuan se një mutacion i ri i Covid-19 është përhapur në juglindore të Anglisë.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se "varianti i ri" është identifikuar nga shkencëtarët dhe mund të shoqërohet me një përhapje më të shpejtë të koronavirusit. "Analiza fillestare sugjeron që ky variant po rritet më shpejt se variantet ekzistuese," i tha ai parlamentit të hënën (via Euronews).
"Ne kemi identifikuar aktualisht mbi një mijë raste me këtë variant, kryesisht në jug të Anglisë, megjithëse rastet janë identifikuar në mbi 60 zona të ndryshme dhe numrat po rriten me shpejtësi.”
Hancock tha se Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë për variantin e ri. Për fat të mirë, shkencëtarët besojnë se është "shumë e pamundur" që vaksina e Covid-19 të rezultojë pa efekt ndaj variantit të ri.
Në fund të nëntorit, një studim gjigant i më shumë se 12,000 mutacioneve në koronavirusin e ri zbuloi se asnjë prej tyre nuk ka bërë një ndryshim të madh në atë se sa lehtë infekton njerëzit. Mutacionet, të gjetura në më shumë se 46,000 mostra të marra nga 99 vende të ndryshme, të gjitha duket se janë neutrale, raportoi ekipi i ekspertëve kryesorë të gjenetikës virale në revistën Nature Communications.
Shumica e mutacioneve deri më tani duket se vijnë nga ky mekanizëm i tretë, theksuan studimet, por duket se janë neutralë: As nuk e dëmtojnë dhe as nuk e ndihmojnë virusin.
Skenari më i keq është se variantet e Covid mund të kërkojnë vaksina të reja dhe duke pasur parasysh se për të krijuar një vaksinë duhet kohë, Covid-19 mund të mos zhduket kurrë. Por për momentin nuk ka asnjë provë që këto variante janë më pak të ndjeshme ndaj vaksinave aktualisht në zhvillim.
Përditësim: Pas variantit të ri të Covid, miliona njerëz në Angli përballen me kufizime më të vështira
- Koronavirusi gjendet, deri tani, në 6 lloje kafshësh: A ka rrezik transmetimi te njerëzit?
- Covid-19 ka një aromë specifike dhe qentë mund ta nuhasin!
- A është e mundur të sëmuremi me grip dhe Covid në të njëjtën kohë?
- Ministrja shpjegon procedurën për marrjen falas të barnave për Covid
- Festat dhe Covid-19: A rrezikojmë një shtim infeksionesh pas përfundimit të tyre?
- Çfarë masash do të marrin vendet europiane për Krishtlindje dhe Vitin e Ri