Social Buzz

Reagimet e tmerrshme të njerëzve, kur s'ju pëlqeu dhurata e Krishtlindjeve

Shkruar nga Anabel

15 Dhjetor 2020

Reagimet e tmerrshme të njerëzve, kur s'ju pëlqeu dhurata e

Si fillim le të sqarohemi. Dhurata, më shumë se diçka materiale, personifikon një mendim, kujtim dhe shenjë respekti ndaj dikujt. Prandaj si e tillë duhet vlerësuar dhe aq më pak përbuzur si në historitë që do të lexoni më poshtë. Eshtë e vërtetë që ndonjëherë shijet tona nuk përkojnë me dhuratën, por a mund të tregoheni të sjellshëm nëse s'doni të dukeni si njerëz të përkëdhelur, egoista dhe aspak empatik?! 

1.

"I dhamë disa gift cards kushërinjve tanë të pasur dhe ata rrotulluan sytë në formë injoruese, duke na thënë se e kishin sirtarin të mbushur plot me to. I thashë prindërve që vitin tjetër, do bëjmë bamirësi në vend të tyre."

2.

"Mami i bëri dhuratë hallave të mia disa punë dore për Vit të Ri, por ato qeshën dhe i thanë se kjo ishte një dhuratë e lirë, pa vlerë dhe se vitin tjetër donin diçka më të mirë."

3.

"Vajza e një shokut tim sipërmarrës refuzoi një makinë akull të re ngjyrë ari dhe ju hakërrye prindërve duke i thënë: Ju e dinit shumë mirë që unë e doja të zezë!

4.

Motra ime u zemërua kaq shumë vetëm sepse prindërit i blenë djalit tim disa dhurata më shumë se asaj. Ishte nipi i parë për ta dhe zemërimi s'kishte kuptim. Kur i numëruam, për të ishin 11 dhurata ndërsa për djalin 13.

5.

"Shefi po më tregonte se duhet të shkonte në një dyqan Apple të ndërronte iPhone 8 që kishte blerë për djalin pasi ky i fundit kishte qarë gjatë gjithë Krishtlindjeve se donte iPhoneX."

6.

"Shoqja ime e fëmijërisë ka qarë për plot 3 orë kur i dashuri i propozoi ditën e Krishtlindjeve. Arsyeja? Unaza që i kishte blerë ai, s'ishte ajo që donte."

7.

"Kushërira ime mori një çantë markë nga e ëma për Krishtlindje dhe guxoi ta quante "të tmerrshme". Halla nuk ja la asaj dhe ma dhuroi mua. Gëzuar Krishtlindjet!"

Burimi: BuzzFeed