Prishja e një marrëdhënieje me dikë nuk është e këndshme në asnjë periudhë të vitit, por ndarja me ta gjatë sezonit të festave, është njësoj si të ndaheni në ditën e tyre të ditëlindjes.
Shumë njerëz vendosin ta “shtyjnë” ndarjen pas festave, për të mos prishur planet dhe për të mos mërzitur partnerin, por në fakt, kjo nuk është gjëja e duhur.
Koha më e mirë për t’i dhënë fund një marrëdhënieje është që në momentin që ju keni vendosur për këtë.
“Zvarritja e procesit është e padrejtë ndaj personit tjetër që është në një marrëdhënie me dikë që nuk dëshiron të jetë me ta”, shprehet April Davis, një eksperte e marrëdhënieve, për Bustle.
7 gra bënë pikërisht këtë. Ato vendosën t’i japin fund lidhjes para Vitit të Ri, për këto arsye:
#1
"Vjet shkova në Izrael dhe u ktheva në shtëpi për Krishtlindje. Ditën tjetër u ndava nga i dashuri prej 5 vitesh. Po e harxhoja kohën time për potencialin e dikujt tjetër në vend që t'i bëja me dije se kush ishte. Ishte perfekt në mënyrën e tij, por s'ishte për mua. Koha është shumë e çmuar për ta çuar dëm për ndjenja faji apo kujtime të prishura. Nuk ka rëndësi çfarë dite është, ndarjet janë gjithsesi të vështira. Po pse të shpenzosh edhe 5 ditë, muaj apo vite me dikë apo diçka që thjesht s'funksionon?" - Taylor, 32
#2
"Po ndihesha e pasigurtë për të dashurin. Kishim thuajse një vit bashkë. E doja, por nuk mendoj se isha e dashuruar me të. Kur u fejua motra, në ditëlindjen e saj (pak ditë para Krishtlindjeve) diçka ndryshoi tek unë dhe kuptova që s'e shihja veten të martuar me të. Njëherë thashë të pres derisa të mbarojnë ditët e festave, por në fakt doja që vitin e ri ta nisja komplet të ri. Ashtu bëra. Folëm dhe ai më tha që ndihej njësoj si unë. Sot jemi miq të mirë." - Sammy, 31
#3
“Unë isha me të dashurin tim prej 4 vitesh dhe zakonisht ne e kalonim gjysmën e pushimeve me famlijen e tij dhe gjysmën tjetër, me timen. Atë sezon festash, familja e tij shkoi me pushime në jug, kështu që ne e kaluam gjithë kohën me familjen time. Filllova të kuptoja se doja të ndahesha dhe po shqetësohesha gjithnjë e më shumë.
Një javë para Krishtlindjes, mendova se ishte më mirë t’i qëndroja të vërtetës sime, sesa të të qëndroja “për hir të festave” dhe të sillesha sikur s’kishte ndodhur asgjë. Ne u ndamë dhe ai shkoi t’i kalojë festat pranë familjes së tij.
Në fillim m’u duk vetja si njeri shumë i keq, por ishte një alternativë më e mirë sesa të mashtroja atë dhe veten." - Melanie, 36 vjeç
#4
Unë kam lindur në prag vitit të ri, kështu që ditëlindjen e kam me 31 dhjetor. Do të hyja në vitin tim të 25-të, prandaj nisa të bëja në mendje një panoramë se si do të dukej viti i ardhshëm. Atë kohë isha me dikë prej 2 vitesh, por marrëdhënia nuk po shkonte gjëkundi. Vendosa të ndahem me të një javë para Krishtlindjeve. Ndjesia e parë ishte pendesa, por s'hoqa dorë nga vendimi im. Vigjiljen e Krishtlindjeve u takova me dashurinë time të vjetër. Këtë verë, u fejova me të!" - Carly, 27
#5
"Prej disa muajsh po dilja me një djalë, me të cilin po mendoja të kisha diçka serioze. Por, ndjeja se sa më shumë afroheshin festat, aq më tepër bindesha që ky njeri s'ishte për mua. Ishte i papjekur emocionalisht. Fillimisht mendova të pres deri pas Vitit të Ri, kështu të paktën do të puthja dikë në mesnatë (tani që e them më duket idiotësi. Ai vetëm anullonte plane dhe justifikohej pse s'mund të ishte pranë meje. Në vend që të duroja një zhgënjim të radhës, vendosa ta lë fare. Kuptova që meritoj më shumë dhe kisha të drejtë!" - Taniya, 28
#6
“U ndava me të dashurin tim dy ditë para Krishtlindjeve. Ishte mirë dhe keq. Pjesa e mirë ishte që s’do shtiresha gjatë gjithë festave. Pjesa e keqe ishte që, ndonjëherë të kesh dikë, edhe pse jo të duhur, është më mirë se të mos kesh asnjë gjatë pushimeve. Kam qarë shumë, por ishte padyshim më mirë sesa të bëja sikur po më pëlqente shumë i dashuri im. Gjithsesi, ishte vendimi i duhur. Unë nuk doja ta kaloja jetën me të, pse duhet të kaloja një Krishtlindje më shumë?
Burimi: Bustle