KORONAVIRUS

Tipi i ri i koronavirusit: Gjithçka që dihet deri tani!

Shkruar nga Anabel

21 Dhjetor 2020

Tipi i ri i koronavirusit: Gjithçka që dihet deri tani!
Photo Courtesy of David Cliff / Nur Photo

Qeveria britanike ka njoftuar se lloji i sapo identifikuar i koronavirusit është deri në 70% më i transmetueshëm sesa forma origjinale e patogjenit.

Kjo ka çuar në një rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital në gjithë Londrën dhe zonat përreth, duke bërë që qeveria të vendosë një seri të re kufizimesh, në përpjekje për parandalimin e Covid-19.

Çfarë dihet deri më tani për llojin e ri?

Ky version i virusit përhapet shumë më lehtë midis njerëzve si rezultat i një serie mutacionesh që janë identifikuar në kodimin gjenetik të patogjenit. Sidoqoftë, nuk besohet të shkaktojë sëmundje më të rëndë se Covid ose nivele më të larta vdekshmërie.

Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Sir Patrick Vallance, tha se analizat treguan se varianti i ri përmban 23 ndryshime gjenetike.

A do të thotë kjo se vaksina nuk do të jetë efektive?

Për fat të mirë, vaksina është ende e vlefshme dhe efektive.

Vallance tha se hulumtimet e bëra mbështesin idenë se vaksina do të jetë e përshtathme dhe për këtë variant te virusit.

Daniel Altmann, një profesor i Imunilogjisë në Imperial College, Londër, tha se “përgjigja imune e shkaktuar nga dozat kundër Covid-19 do të jetë e pandryshueshme nga mutacionet, kështu që vaksinat do të funksionojnë akoma”.

Sa është përhapur lloji i i ri?

Tani për tani, varianti i ri duket se është përqendruar në Angli dhe përreth jugut të Anglisë.

Duke folur në përgjithësi, nivelet e rasteve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u rritën me më shumë se 50 përqind midis 29 nëntorit dhe 13 dhjetorit, të nxitura nga varianti i ri.

Pse ka ndodhur mutacioni?

Viruset ndryshojnë gjatë gjithë kohës.

Simon Clarke, virolog, thotë se koronavirusi ka bërë mutacion shumë herë gjatë viteve të fundit.

“Kjo ndodh si rezultat i gabimeve në kopjimin e materialit gjenetik viral, që çon në ndryshime të vogla në proteinat e virusit.”

Transmetimi i një virusi midis specieve të ndryshme gjithashtu ndihmon në nxitjen e ndryshimeve në kodimin gjenetik të një virusi.

Dhe presionet e përgjithshme mbi patogjenin, siç është shfaqja e një vaksine, mund të sjellin evolucione të dobishme që i lejojnë asaj të përshtatet dhe të mbijetojë.

Wendy Barclay, shefi i departamentit të sëmundjeve infektive në Imperial College thotë se “pritet që mutacionet të ndodhin, ndërsa virusi përsëritet”.

Si kanë reaguar shkencëtarët ndaj virusit të ri?

John Edmunds, profesor në Qendrën për Modelimin Matematk të Sëmundjeve Infektive, Londër, shprehet:

“Duket se ky virus është dukshëm më infektues sesa llojet e mëparshme. Kjo do të thotë që për ta kontrolluar atë do të duhet të vendosim masa shumë më kufizuese. Më vjen keq të them se na presin kohë të vështira, por sa më shpejt të fillojmë dhe sa më të vendosur të jemi, aq më shpejt do të mund ta kontrollojmë këtë virus të ri.”

Paul Hunter, profesor në mjekësi, tha se “është e pashmangshme që varianti i ri do përhapet në gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe normat e transmetimit do rriten në vijim”.

Ravindra Gupta, profesoreshë e Mikrobiologjisë Klinike në Cambridge, u shpreh:

"Varianti ka një numër mutacionesh shqetësuese që do të thotë se ne duhet të kontrollojmë transmetimin përmes kufizimeve sociale, ndërsa punojmë për të mësuar më shumë rreth ndikimit të këtyre mutacioneve në mënyrën se si sillet virusi.”

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: The Independent