Ndonëse një buzëkuq i mirë mund të na sjellë në humor dhe të na bëjë të ndihemi më të bukur, epoka e trazuar e Covid-19 e ka bërë pak të vështirë mbajtjen e një buzëkuqi, kur maska është e detyrueshme.
Në muajt në viijim, sipas raportit të WGSNN 2022: E ardhmja e buzëkuqit do ndryshojë për t’ju përshtatur pandemisë.
Erin Parsons, ekspert i makeup-it, thotë se njerëzit tani do kërkojnë për buzëkuqë që nuk i njollosin fytyrën.
“Unë gjithashtu mendoj se po kthehet shkëlqimi.”
Në fakt, “shkëlqyes buzësh që nuk ngjit” u rrit me 90% në motorrët e kërkimit të Google, në 90 ditët e fundit të vitit 2020.
“Para Covid, tendenca e buzëve me shumë shkëlqim kishte filluar të bënte një rikthim. Pandemia vendosi një ndalesë në të gjitha trendet e buzëve për pak kohë, por ky mbetet përsëri trendi drejt së cilit po shkojnë njerëzit.”
Nëse nuk doni ta hiqni buzëkuqin, por doni të shtoni shkëlqim, ju mund të aplikoni një shkëlqyes të tejdukshëm mbi buzëkuqin tuaj.
Ngjyrat e buzëkuqëve janë shije personale, por ekspertët e makeup-it parashikojnë që manaferra dhe ngjyrat nude do të jenë më të preferuarat e vitit 2021.
Grimieri Jamie Dornan thotë se me mbajtjen e maskave të gjithë po priren drejt ngjyrave të lehta pastel, nude, bezhë etj, por sapo maskat të mos na duhen më, ai thotë se do të ketë një shumëllojshmëri ngjyrash, pasi njerëzit do duan të kompensojnë kohën e humbur, duke provuar nuanca më të gjalla.
Që maska të mos “përzihet” me buzëkuqin, disa sugjerojnë buzëkuqët “stained”, pak a shumë si ata 24 orësh, vetëm se ky lloj thahet dhe hiqet nga buza si një maskë “peel-off”, duke lënë ngjyrën e tij në buzë.
Rezultati:
Sa i përket trendeve, sikurse përmendëm dhe më lart, priteni vitin e ri me buzë me shkëlqim, sepse do ju shoqërojnë për një kohë të gjatë!
Për realizimin e këtij artikulli u përdorën materiale nga In Style