Ekspertë të flokëve nga Who What Wear parashikojnë 5 nga ngjyrat më të përhapura të vitit që po vjen.
- “Luxe Blonde”
Nuk mund të shkojmë në vitin 2021 pa flokët bjondë. Kjo është ngjyra ideale nëse po mendoni të bëheni bjonde gradualisht ose jeni bjonde, por kërkoni një ndryshim.
- Ngjyra ylberi
Nëse menduat se ngjyrat e ndezura ishin vetëm për "të hequr mërzinë nga karantina", e keni gabim. Bëhuni gati të shihni më shumë blu dhe rozë në 2021-shin.
- Balayage
Balayage është një trend i viteve të fundit, por vazhdon të jetë ndër më të kërkuarit. Mund ta përshtatni sipas bazës suaj dhe të krijoni një ngjyrë unike.
- Ngjyrë argjendi
Rikthimi i ngjyrës së argjendtë/gri si trend i flokëve, mund të jetë një shenjë e mirë e normalizimit të thinjave. Në flokë me shkëlqim, kjo ngjyrë rrezaton.
- Flokë të kuqe
Mund të jetë një "e kuqe natyrale", e tillë:
Ose një nuancë më e fortë, si kjo: