Harry & Meghan Speciale

Ja çfarë ndodh kur paparazzi ngatërrohet me Meghan Markle

Shkruar nga Anabel

22 Dhjetor 2020

Ja çfarë ndodh kur paparazzi ngatërrohet me Meghan Markle

Meghan Markle ka zgjidhur çështjen e saj kundër agjensisë së paparazzëve, të cilët e fotografuan atë duke ecur me të birin, Archie, në fillim të këtij viti në Kanada.

Ja çfarë ndodh kur paparazzi ngatërrohet me Meghan Markle

Splash News dhe Picture Agency kanë rënë dakord që të mos i bëjnë asnjë fotografi princit Harry, Meghan apo Archie-t, sipas The Guardian.

Familja mori masa ligjore më 20 janar, pas shkrepjes së fotove.

Në një deklaratë të lexuar në gjykatë thuhet:

“Administratorët e Splash UK kanë vendosur që Splash nuk do të bëjë asnjë fotografi të Dukës dhe Dukeshës ose të djalit të tyre në të ardhmen.”

Një zëdhënës i kompanisë ligjore që Meghan dhe Harry ndjekin u shpreh se “kjo zgjidhje është një sinjal i qartë se sjellja e paligjshme, invazive dhe ndërhyrëse e paparacëve nuk do të tolerohet dhe se çifti i merr seriozisht këto çështje, ashtu siç do bëntë çdo familje”.

“Një pretendim i ngjashëm me atë të Splash vazhdon të zhvillohet të gjykatat britanike”, përfundoi zëdhënësi.

Avokatja e Meghan, Jenny Afia, tha gjatë seancës gjyqësore se “shkrepja e fotografive përbën një shkelje të paligjshme të privatësisë”, duke shtuar se “ato u morën në një dalje private të familjes dhe nuk kishte interes publik për fotografitë”.

Ja çfarë ndodh kur paparazzi ngatërrohet me Meghan Markle

Afia tha se një ditë para se të shkrepeshin fotot, një fotograf nga agjensia kishte kryer "një inspektim të plotë zbulimi të shtëpisë private të Dukës dhe Dukeshës, duke ecur rreth saj dhe duke kërkuar të identifikonte pikat e hyrjes dhe daljes, si dhe duke vendosur kamerën e tij mbi gardh, për të bërë fotografi”.

Në tetor, edhe agjensia amerikane e lajmeve X17, i kërkoi ndjesë familjes, pasi thuhet se përdori dronë për të marrë fotografi të Archie-t, ndërsa familja po qëndronte në Los Angeles.

"Ne i kërkojmë falje Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe djalit të tyre për shqetësimin që kemi shkaktuar", tha agjencia në një deklaratë, sipas BBC. “Ishte e gabuar nga ana jonë dhe zotohemi të mos e bëjmë më”.

Artikuj të rekomanduar: