KORONAVIRUS

Si po përgatitet Europa për kthimin e turistëve kinezë

Shkruar nga Anabel

23 Dhjetor 2020

Si po përgatitet Europa për kthimin e turistëve kinezë

Në periudhën para Covid-19, Kina ishte tregu me rritje më të shpejtë në Europë për turizmin ndërkombëtar me rreth 5 milionë turistë kinezë çdo vit. Franca, Italia dhe Spanja janë ndër vendet e tyre të preferuara për pushime. Turistët kinezë shpenzojnë gjithashtu mbi 250 miliardë euro në vit në të gjithë botën.

Në një sektor që është goditur në mënyrë dramatike nga pandemia, ekspertët janë të bindur se rikuperimi do të fillojë në mënyrë progresive sapo të zhvillohet një program i madh i vaksinimit. Sipas Dragon Trail Interactive, një kompani e cila ndihmon agjencitë turistike të angazhohen me konsumatorë kinezë, udhëtarët kinezë kanë ndryshuar preferencat dhe modelet e tyre me kalimin e kohës.

"Turistët kinezë duan të përfitojnë sa më shumë nga udhëtimi i tyre në Europë. Ata nuk kanë shumë kohë të lirë dhe për shumicën e njerëzve që udhëtojnë me rrugë të gjata deri në Europë do të jetë një lloj udhëtimi një herë në një jetë,” tha për Euronews Sienna Parulis-Cook, drejtoresha e komunikimit në Dragon Trail Interactive. "Kështu që ata duan të sigurohen që mund të shohin dhe të bëjnë sa më shumë gjëra që të jetë e mundur."

Si po përgatitet Europa për kthimin e turistëve kinezë

Në një debat të fundit televiziv, organizuar nga Euronews dhe CGTN (Rrjeti Global Televiziv i Kinës), disa nga folësit nënvizuan se si vizioni i turistit kinez është i ndryshëm nga e kaluara dhe për këtë arsye duhet të ketë oferta të shumta turizmi. Konsumatorët kinezë përdorin gjerësisht teknologjinë dixhitale dhe WeChat është ndër platformat më të përdorura për ta. Në Itali, Milano ka filluar një fushatë specifike promovuese në WeChat, të quajtur 'Yes Milano'. Një iniciativë e ngjashme është gjithashtu duke u zhvilluar për rajonin e Toskanës.

Shenjat e para të rimëkëmbjes në tregun e turizmit duhet të shfaqen gradualisht midis pranverës dhe verës së ardhshme.

Si po përgatitet Europa për kthimin e turistëve kinezë

Duhet të theksojmë edhe diskriminimin. Diskriminimi ndaj Kinës dhe popullit kinez nuk është i ri. Sinofobia është një fenomen i dokumentuar dhe ka ekzistuar prej shekujsh. Në vendet ku aziatikët janë pakicë, si në Europë, SHBA dhe Australi, sinofobia duket se ushqehet përmes stereotipeve që i konsiderpojnë kinezët si njerëz të papastër dhe të paqytetëruar. Për momentin, sektorit të turizmit i duhet të luftojë edhe këtë dukuri, e cila është rritur ndjeshëm pas virusit që u identifikua për herë të parë në Wuhan, Kinë.

Burimet: Euronews, BBC, Dragon Trail Interactive