Ndoshta ju e dini se çfarë do të porosisni kur bëhet fjalë për kafe, por mund të jeni më shumë të pasigurt kur vjen puna te lloji i lëkurës. Përveç një vizite te dermatologu, ka dy prova përmes të cilave mund të kuptoni llojin e lëkurës.
Prova ditore
"Mënyra më e lehtë për të përcaktuar llojin e lëkurës tuaj është të shihni se si shfaqet nga mëngjesi deri në mbrëmje në një ditë normale", thotë Melanie Palm, dermatologe dhe kirurge kozmetike.
A është lëkura me yndyrë dhe duket me shkëlqim? Nëse po, keni fytyrë të yndyrshme. A shkëlqen vetëm në zonën e mjekrës, hundës dhe ballit, por pjesa tjetër është pa shkëlqim? Nëse po, keni lëkurë mikse. A keni pak yndyrë, skuqje minimale ose aspak? Nëse po, keni lëkurë normale. Nëse lëkura juaj ndihet e tendosur dhe si e rrjepur, atëherë është e thatë. Nëse ndjeni kruarje, skuqje dhe inflamacion keni lëkurë të ndjeshme.
Testi i larjes
Në çdo kohë, mund të provoni të vlerësoni lëkurën. Lani fytyrën me një pastrues të butë dhe mos aplikoni ndonjë produkt ose përbërje. Prisni 30 minuta dhe ekzaminoni se si ndihet lëkura. Bëjeni këtë provë kur fytyra ndihet relativisht e qetë, që do të thotë se nuk është e kuqe ose e nxehtë pas vrapit ose pas ndonjë aktiviteti tjetër.
Nëse keni vështirësi për të identifikuar llojin e lëkurës, ndoshta duhet të kontaktoni me dermatologun për një test të mirëfilltë.
Artikuj të rekomanduar:
- Ç’janë niacinamidet dhe çfarë i bëjnë lëkurës
- Gratë po përdorin akull në fytyrë për ‘botox' dhe përfitime të tjera. A funksionon vërtet?
- Aknet hormonale: Çfarë janë, nga shkaktohen dhe si parandalohen
- 3 irritues sezonalë që mund të jenë duke ju acaruar lëkurën dhe ç’duhet të bëni
- Një dermatologe thotë dy arsyet pse shkaktohen rrathët e zinj poshtë syve, përveç lodhjes!
- Nga retinoli te niacinamidet: Përbërësit më të kërkuar në Google gjatë 2020-s
- Pse gjatë dimrit duhet t’i lani duart vetëm me ujë të vakët
- Si ta shpëtojmë fytyrën nga i ftohti
Burimi: Healthline