Instagramming

Dojna Mema dhe Vlashent Sata konfirmojnë lidhjen në Instagram

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2020

Dojna Mema dhe Vlashent Sata konfirmojnë lidhjen në Instagram

Në një intervistë për Anabel gati një dekadë më parë, artisti Vlashent Sata e përshkroi vajzën e tij të ëndrrave si “një njeri të thjeshtë dhe të veçantë, me sytë plot me jetë, me ëndrra plot, me zemër fëmije e me forcën për t’ia dalë vetë në jetë”. Vajza e tij e ëndrrave është Dojna Mema.

Në një postim surprizë në Instagram, këngëtari, tekstshkruesi dhe kompozitori publikoi një video nga momentet e përditshmërisë dhe udhëtimeve. “Uroj që ky vit t’ju gjejë me zemrën dhe sytë plot dashuri. Gjithçka tjetër do të bëhet më mirë,” shkruan ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vlashent Sata (@vlashentsata)

“E dija! Ishte e dukshme kimia juaj në intervistën që të bëri Dojna”, “Sa çift i bukur”, “Po bëjmë sikur nuk dimë gjë” janë disa prej komenteve.

Zërat për një raport të tyre nisën në mars të këtij viti, pasi u vu re se Dojna dhe Vlashenti shfaqeshin shpeshherë në vende të njëjta. E kontaktuar nga Class në lidhje me romancën me këngëtarin, Dojna u përgjigj me "po, kam dëgjuar edhe unë pak vërdallë" duke mos komentuar thashethemet. Pjesëmarrja e moderatores në videoklipin e këngës “Copëzat” në maj shërbeu si një lloj “mbulimi”.