Bazuar te romani i Walter Tevis me të njëjtin emër, seriali “The Queen's Gambit” ndjek historinë e gruaje në Amerikën e epokës së Luftës së Ftohtë, e cila bën emër me aftësitë e jashtëzakonshme në shah, një lojë e dominuar historikisht nga burrat. Fill pas transmetimit, seriali u bë një nga më të ndjekurit në Netflix, u pa nga më shumë se 62 milionë njerëz në 63 vende te botës. Përpos kësaj, u mirëprit nga kritikët, u pa me admirim nga komuniteti i shahut dhe sigurisht rriti interesin e njerëzve për shahun. Gjithë ky sukses nuk qe aspak rastësor.
Në një intervistë me BBC News, producenti dhe skenaristi Allan Scott, i cili krijoi serialin së bashku me Scott Frank, tha se u deshën 30 vjet që “The Queen’s Gambit” të dilte në ekran.
Scott ishte gati ta publikonte në fund të viteve 1980, por u refuzua. Shumë mendonin se tema nuk ishte e duhura sepse askujt nuk i interesonte shahu. Scott u shpeh se e shkroi skenarin 9 herë.
“Kam kaluar kaq shumë kohë me ‘The Queen’s Gambit’, sa muajt e fundit jam zgjuar duke menduar për të,” tha producenti për The Sunday Post në nëntor. ”Isha i sëmurë me Covid dhe gjendesha në spital kur u transmetua në Netflix. Kur e pashë nga shtrati u hutova. Mendova se ishte një tjetër episod që ma kishin nisur për ta edituar.”
The Queen's Gambit has been viewed by 62 million people. The producer, Allan Scott, is on BBC News talking about how it took 30 years, with 9 rewrites, and every studio he showed it to said that no one would be interested in chess.
— Amy Charlotte Kean (@keano81) December 28, 2020
PLEASE PERSEVERE WITH THAT THING YOU'RE MAKING
Nëpër postime në rrjete sociale, po theksohet rëndësia e këmbënguljes drejt suksesit. Në një botë ku çdokush merr vëmendje edhe pa bërë asgjë, ndonjëherë nuk është keq të ngadalësosh ritmin pa hequr dorë nga përpjekja për t’u përmirësuar.
Artikuj të rekomanduar: