Shqipëria

Edhe sa kohë na duhet për të arritur 'imunitetin e tufës'

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2020

Edhe sa kohë na duhet për të arritur 'imunitetin e

Që kryeqyteti të arrijë në atë që quhet imunitet i tufës, sipas mjekut imunolog Genc Sulçebe duhet që të paktën 70% e qytetarëve në Tiranë të infektohen me Covid-19. Gjatë një interviste për Abc Neës, ai tha se për të arritur në një shifër të tillë duhen të paktën dhe 3 muaj të tjerë dhe pavarësisht kësaj, edhe atëherë virusi nuk do të zhduket, por do të ulet numri i infeksioneve.

"Kemi rritje të imunitetit. Asnjëherë testet nuk janë mjaftueshëm sa duhet. Nuk ështe thjeshtë të bësh testime masive. Mangësi të testimeve ka pasur kudo. Gjurmimi do mjaft burime njerëzore sepse do të thotë të kapësh kontaktet e personave që janë të sëmurë. Do shumë asete dhe nuk mund të themi se mund të realizohet përveçse në disa vende të Azisë Lindore. 

Shifra ishte një surprizë. Ne prisnim maximumi 30% dhe pak a shumë duke parë ecurinë e epidemisë që nga korriku e deri tani shikonim nga 30 deri në 35%. Kemi pasur përhapje të vazhdueshme të infeksionit. Imuniteti i tufës mendohej se do të arrihej me 60% të popullatës të imunizuar. Kjo popullatë shërben si barrierë mbrojtëse.

Është evidentuar në muajt e fundit që infeksioni është rritur. Nëse ne në Tiranë jemi 50% duhet të shkojmë te 70% për të arritur imunitetin e tufës. Duhen të paktën edhe tre muaj. Kur arrihet imuniteti nuk zhduket sëmundja por kalohet në një situatë endemike. Ekziston infeksioni por më pak se tani”.

Përsa i përket vaksinës, kryeministri Rama u shpreh se vaksina pritet të vijë në janar, duke shtuar se “jemi në diskutime edhe me AstraZeneca, edhe me Moderna dhe besoj që shumë shpejt do të finalizojmë marrëveshjen me Pfizer, që lidhet me kapacitetet që janë në shtete të ndryshme”.