Vaksina Pfizer/BioNTech ishte e para që u miratua nga Bashkimi Europian në fund të muajit të kaluar, pasi u aprovua nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe SHBA-ja, vende të cilat kanë aprovuar edhe vaksinën e kompanisë Moderna ose atë Oksford/AstraZeneca, duke lënë pas BE-në në këtë drejtim.
Ugur Sahin, kreu i kompanisë gjermane të bioteknologjisë, tha se situata nuk është e lehtë dhe BE gabimisht supozoi se do të kishte vaksina të ndryshme, të cilat do të ishin gati në të njëjtën kohë, por nuk ndodhi kështu.
“U supozua se kompani të tjera do të kishin vaksinat e tyre. Duket se plani ishte kështu: Ne do të marrim mjaftueshëm, nuk do të jetë keq dhe e kemi situatën në kontroll. U habita,” tha ai për Der Spiegel.

Ozlem Turici, bashkëshortja e Sahin dhe bashkëthemeluesja e kompanisë, tha se BE mendoi se do të kishte një “shportë me furnizues të ndryshëm” për të zgjedhur.
“Një qasje e tillë nuk ka kuptim. Por pastaj në një moment situata u bë e qartë dhe ne nuk ishim në gjendje të siguronim porositë shumë shpejt,” tha ajo.
SHBA porositi 600 milionë doza të vaksinës BioNTech/Pfizer në korrik, ndërsa BE priti deri në nëntor për të porositur gjysmën e tyre. Sahin tha se firmat tani po punonin për të rritur prodhimin dhe "mbushur një vrimë për shkak të mungesës së vaksinave të tjera të miratuara".
Tureci tha se kompania ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje me pesë kompani të tjera farmaceutike në Europë për të rritur prodhimin dhe po negocionin me të tjerët.
"Deri në fund të janarit duhet të kemi qartësi se sa shumë mund të prodhojmë," tha Sahin.
- Shqipëria siguron zyrtarisht 500,000 doza vaksinash nga Pfizer
- 13 ngjarje të mrekullueshme nga viti 2020 dhe po, e kemi seriozisht
- Miratohet vaksina e Oksford/AstraZeneca: Lajm i mirë për vendet e varfra dhe në zhvillim
- Kreu i Pfizer, optimist: ‘Fundi i pandemisë është çështje kohe’
- Miratohet vaksina e dytë për Covid: Ku ndryshon nga vaksina e parë?