Shkencëtarët në një qendër kërkimore universitare në Turqi pretendojnë se kanë zhvilluar një test ultra-të shpejtë për koronavirusin me saktësi 99% që mund të zbulojë rezultatet brenda 10 sekondave.
Diagnovir, i zhvilluar nga studiuesit në Universitetin Bilkent, është një metodë diagnostikuese që thuhet se përdor nanoteknologji për të zbuluar Covidin te një pacient. Funksionon kështu: Merret një shtupë nga goja e pacientit dhe përzihet me një solucion dhe shtohet në një çip për zbulimin e patogjenit.
"Ajo zbulon praninë e patogjenëve me saktësi të lartë duke marrë një sinjal fluoreshent," tha Ali Aytac Seyman, një studiues në Qendrën Kombëtare të Kërkimit të Nanoteknologjisë (UNAM). Ai më pas vuri në dukje se Diagnovir "përqendrohet në ekzistencën ose jo-ekzistencën e virusit duke përdorur metoda të përparuara optike.”
Kjo, thotë ai, mund t'i zbulojë pacientit një rezultat pozitiv brenda 5-10 sekondash, por do të duhen deri në 20 sekonda nëse rezultati është negativ. Studiuesit synojnë të marrin miratimin nga autoritetet turke për të filluar prodhimin masiv të testeve brenda dy muajve të ardhshëm. Ata shpresojnë se këto testet përfundimisht do të zëvendësojnë testet PCR.
A është përdorur nanoteknologjia më parë për të zbuluar koronavirusët? Po, edhe ekspertë të tjerë në të gjithë botën kanë përdorur këtë linjë të hulumtimit për të zhvilluar testet e shpejta për Covid-19.
Burimet: Euro Weekly News, Euronews