Mendja

5 shenja të një person(aliteti) të mërzitshëm

Shkruar nga Anabel

3 Janar 2021

5 shenja të një person(aliteti) të mërzitshëm

Të gjithë kemi njohur njerëz që janë karizmatikë - ata duket se ndriçojnë dhomën kur hyjnë brenda. Komunikimi me ta shkakton një energji pozitive. Në anën tjetër janë njerëzit që janë mërzitshëm - biseda me ta është e lodhshme dhe mezi prisni të largoheni. 5 shenjat e një personaliteti të tillë janë:

1. Negativiteti: Asgjë nuk është më e mërzitshme sesa një person që gjithmonë sheh anën negative të gjërave - një person që ankohet vazhdimisht. Sa herë që përpiqeni të sillni diçka pozitive, ky individ do të gjejë patjetër diçka të keqe.

2. Të qenurit sipërfaqësor: Ky person nuk futet në biseda të thella. Në vend të kësaj, flet shumë për gjëra të parëndësishme (për shembull, moti), ose përsërit të njëjtat gjëra pa pushim.

3. Pasiviteti: Pa shprehje, flet njësoj, nuk krijon kontakt me sy dhe duket plotësisht i shkëputur.

4. Egoizmi: Personat e mërzitshëm flasin shumë për veten e tyre dhe tregojnë pak interes për të tjerët. Qendra e tyre është rreth vetes dhe vetëm për veten.

5. Të qenit të parashikueshëm: Njerëzit e mërzitshëm janë të parashikueshëm; përdorin shumë gjëra klishe. Ata bien dakord shumë lehtë dhe shumë shpesh, dhe rrallë shprehin ndonjë mendim të tyre.

Pra, a është dënuar një njeri i tillë të jetojë në vetmi? Sigurisht që jo! Çdo personalitet i tillë mund të përfitojë nga bisedat, të përdorë tema stimuluese dhe të tentojë të bëhet karizmatik.

5 shenja të një person(aliteti) të mërzitshëm

- Përgatitur nga Ronald E. Riggio, profesor i lidershipit dhe psikologjisë organizative në Claremont McKenna College, për Psychology Today.