KORONAVIRUS

Ç'mendojnë të rinjtë që kanë frekuentuar festa të çmendura gjatë pandemisë!

Shkruar nga Anabel

6 Janar 2021

Ç'mendojnë të rinjtë që kanë frekuentuar

Ndonëse vaksina sapo ka nisur shpëndarjen në shumë vende të botës, koronavirusi është ende i pranishëm kudo. Tubimet, festat dhe çdo grupim njerëzish është ende i ndaluar, por kjo nuk i ndalon disa të rinj të festojnë e të mblidhen së bashku.

Cosmopolitan pyet disa vajza, se pse vazhdojnë të organizojnë dhe të frekuentojnë festa të çmendura në shtëpi, si dhe festa familjare, pavarësisht pandemisë.

“Unë shkova në festën e një mikeshe për Halloween. U tha se do ishte diçka e vogël dhe sekrete, por s’ishte aspak ashtu. Supozohej që të ftuarit të ishin testuar, por unë njihja shumë prej tyre dhe e dija që nuk ishin testuar. As unë s’e kisha bërë testin. Shumë prej nesh e morën Covid-in atë mbrëmje, por s’ishte aq gjë e rëndë sa na thanë. Nuk pendohem, por ndoshta s’do e bëja përsëri.” – 22 vjeç

“Festa më e madhe në të cilën shkova ishte në shtator. Më duhej të shkoja, nuk ishte vetëm për arsye qejfi. Unë dhe i dashuri im u karantinuam direkt pas festës. Edhe babi im kishte gjithashtu një festë për daljen në pension, me familjen dhe miq të ngushtë. Sa i përket eventit ku unë isha pjesë, padyshim që ekzistonte një lloj rreziku, por ia vlejti. Sidoqoftë, kohët e fundit jam e shqetësuar dhe në ankth.” – 24 vjeç

“Të gjithë shokët e mi organizojnë festa në shtëpi dhe nuk iu intereson aspak për Covid-in. Me sa dimë, askush nuk e ka marrë virusin. Ne po e humbasim përvojën e të qenit student, kështu që sa herë na jepet mundësia të “jemi studentë të vërtetë”, e shfrytëzojmë atë.” – 18 vjeç

“Unë shkova në dasmën e motrës gjatë verës. Ajo dhe bashkëshorti i saj e kishin shtyrë disa herë, sa dukej qesharake të vazhdonin ta linin pezull një moment të tillë. Ishin rreth 20-25 njerëz. Të gjithë bënë testin dhe u karantinuan përpara dasmës. Ky ka qenë një vit i vështirë për ne, pasi humbëm gjyshërit dhe kemi patur shumë probleme familjare. Të gjithë kishim nevojë për një gëzim të tillë dhe nuk pendohemi aspak sepsa na afroi më shumë me njëri-tjetrin (jo fizikisht).” – 32 vjeç