Kaosi i shkaktuar ditën e djeshme në Capitol Hill në Washington i kushtoi jetën 4 njerëzve, mes tyre dhe një grua. Qindra mbështetës të presidentit Trump u përleshën me trupat e Gardës Kombëtare, të cilët u vendosën në aksion në përpjekje për të ruajtur paqen.
Turma e armatosur që vraponte në sallën e Kongresit, njerëz që ngjiteshin mureve, zjarr dhe dhunë si një përpjekje për të ndaluar ligjvënësit të vijonin normalisht procesin e çertifikimit të fitores së Joe Biden. Dhjetëra prej tyre bastisën zyrat dhe korridoret e në prej vendeve më të rëndësishme politike në SHBA.
Ndonëse u akuzua si nxitësi i kësaj kryengritjeje të dhunshme, Trump i bëri thirrje publike mbështetësve të heqin dorë nga dhuna.
Nga ana tjetër, Joe Biden e komentoi gjithë situatën duke thënë se demokracia amerikane është "nën sulm të paprecedentë".
"Unë e di që jeni lënduar. E di dhimbjen tuaj. Kishim zgjedhje që na u vodhën. Ishin zgjedhje të forta dhe të gjithë e dinë, veçanërisht pala tjetër. Gjithsesi, ju tani duhet të shkoni në shtëpi tani. Duhet të ketë paqe."- u shpreh Donald Trump duke ju drejtuar protestuesëve të revoltuar.
Një pjesë e mirë prej tyre e dëgjuar thirrjen e tij dhe u larguan prej aty, ndërsa të tjerë qëndruan në Capitol Hill për t'i shkuar gjer në fund protestës së tyre të dhunshme.
Burimi: The Guardian