Europa është në një pikë kthese gjatë rrjedhës së pandemisë, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se koronavirusi po përhapet shumë shpejt në të gjithë kontinentin dhe ardhja e një varianti të ri ka krijuar një "situatë alarmante".
Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën, tha se teksa ardhja e vaksinave ofronte "mjete të reja" për të luftuar virusin, pothuajse gjysma e 53 vendeve në rajon po raporton një shkallë të incidencës shtatë-ditore prej më shumë se 150 raste të reja për 100,000 njerëz ndërsa një e katërta ka regjistruar një rritje më shumë se 10% të rasteve gjatë javës së kaluar.
Kluge tha se vendet që kanë vaksinën Pfizer/BioNTech mund të jenë fleksibël në lidhje me ditët midis dozave të para dhe të dyta, duke thënë se duhet të vendoset një ekuilibër midis shfrytëzimit sa më të madh të furnizimeve të kufizuara dhe mbrojtjes së sa më shumë njerëzve të jetë e mundur.
Disa vende, përfshirë Britaninë, po kërkojnë të kundërshtojnë furnizimet e ulëta të vaksinave duke zgjatur kohën midis dozave të para dhe të dyta deri në 12 javë dhe duke konsideruar dozat me vëllim më të ulët për disa njerëz.
Propozimet për të zgjatur ditët midis dozës së parë dhe të dytë kanë shkaktuar debat të ashpër midis shkencëtarëve. Pfizer dhe BioNTech paralajmërojnë se nuk kanë prova se vaksina e tyre do të vazhdojë të jetë mbrojtëse nëse doza e dytë do të jepet më shumë se 21 ditë pas së parës.
Mutacioni është zbuluar në 22 vende evropiane, tha Kluge, duke shtuar se për momentin nuk ka ndonjë ndryshim të madh te sëmundja, po transmetueshmëria e varianit të ri është arsye për shqetësim.
- Ç'mendojnë të rinjtë që kanë frekuentuar festa të çmendura gjatë pandemisë!
- Qendra e vaksinimit anti-Covid: Pse u zgjodhën pikërisht ambientet e stadiumit?
- Nga depresioni, mjedisi e deri te teoritë konspirative: 10 mënyra se si Covid-19 ndryshoi botën!
- Nga vendimi te efektet anësore: Shqiptarë nëpër botë tregojnë përvojën e tyre me vaksinat anti-Covid
Burimet: Guardian, Euronews