KORONAVIRUS

Studimi tregon se dy ilaçet e artritit mund të ndihmojnë pacientët me Covid të sëmurë rëndë

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2021

Studimi tregon se dy ilaçet e artritit mund të ndihmojnë

Dy ilaçe të përdorura për të trajtuar artritin reumatoid - çrregullim afatgjatë autoimun që prek kryesisht kyçet – mund të ndihmojnë për të shpëtuar jetën e një në 12 pacientë në kujdesin intensiv ku trajtohen për Covid.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (NHS) do të fillojë të përdorë ilaçin tocilizumab për pacientët e infektuar me Covid, pasi zyrtarët shëndetësorë thanë se në 800 pacientë, ilaçi uli rrezikun e vdekjes me 24%.

Një tjetër ilaç i artritit, sarilumab, duket se bën të njëjtën gjë, jo vetëm duke shpëtuar jetë, por edhe duke shkurtuar kohën që kalojnë pacientët në kujdesin intensiv.

Ndonëse gjetjet janë premtuese, duhet thënë se studimi nuk është rishikuar në shkallë ndërkombëtare nga kolegët dhe nevojiten të tjera hulumtime për të qenë të sigurt që përdorimi i barnave nuk dëmton sistemin imunitar.

Studimi tregon se dy ilaçet e artritit mund të ndihmojnë

Burimi: Guardian