Më 15 korrik të vitit 2012, bota e muzikës u duk sikur u bllokua pas publikimit të këngës hit K-Pop, “Gangnam Style”. Psy, një artist nga Koreja e Jugut i cili shkroi dhe regjistroi këngën, do të katapultohej shumë shpejt në arenën ndërkombëtare, fill pas këngës.
Psy arriti të sjellë K-Pop në skenën ndërkombëtare, përfshirë edhe Amerikën e Veriut, si kurrë më parë. Krejt papritur, vëmendja e të gjithëve, si platforma Netflix, hodhën sytë nga kultura e Koresë së Jugut. Duket se “Gangnam Style” dhe më pas kënga tjetër, “Gentlemen”, u hapi rrugën shumë artistëve dhe grupeve K-Pop, si BTS, BlackPink apo 2NE1.
“Gangnam Style” i referohej zonës Gangnam District të Seulit në Korenë e Jugut. Zona njihet si tepër trendy, hip, klas dhe jo vetëm dhe u bë frymëzim për Psy, emri i vërtetë i të cilit është Park Jae-sang.
Fill pas publikimit, “Gangnam Style” u rendit në vendin e parë si videoja më e klikuar në YouTube, vend të cilin nuk e mban më, por sërish mbetet një nga këngët më të suksesshme. Momentalisht numëron më shumë se 3.9 miliardë shikime. Përpos kësaj, bëri trend asokohe edhe kërcimin karakteristik të këngës.
Pas suksesit të “Gangnam Style” dhe “Gentlemen”, ai themeloi labelin muzikor P Nation, i cili ka nënshkruar kontrata me yje të K-Pop si HyunA dhe E'Dawn. Ai vazhdon merret me muzikë, por më së shumti prodhon për të tjerët në labelin e tij, gjë që sigurisht ka fitimet e veta.
Sipas Bussines Insider, Psy bëri mbi 10 milionë dollarë vetëm nga shikimet në YouTube. Sot, pasuria e tij është 60 milionë dollarë.
- Pse kaq shumë artistë të këtij shteti vrasin veten?
- Pse po na pushton muzika K-Pop
- Si të vishesh si një yll i K-Pop
- Personal dhe frymëzues: Këtë dokumentar duhet ta shihni patjetër
- Bëri histori në Oscar: 6 filma të Bong Joon Ho që janë po aq fantastikë sa ‘Parasite’
- I vutë re? 10 detaje të fshehta të ‘Parasite’
Burimet: BBC, The Thing, Bussines Insider