Celebrity

Një gjyq mbaroi, një tjetër mund të nisë: Për çfarë e akuzon Johnny Depp aktoren tani?

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2021

Një gjyq mbaroi, një tjetër mund të nisë: Për

Edhe pas përfundimit të një gjyqi të gjatë, lufta mes Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdon.

Kësaj radhe, aktori pretendon se Heard nuk i ka dhuruar 7 milionë dollarët që mori si pjesë e zgjidhjes së divorcit.

Në 2016-ën, u tha se aktorja premtoi se do të jepte për bamirësi shumën e përfituar nga divorci.

Sipas raporteve, avokatja e Amber thotë se mund t’i përdorë pretendimet e bëra nga Depp, për të filluar një gjyq të ri.

Në një deklaratë, avokatja e aktores, Elaine Bredehoft, konfirmon se Heard s’e ka përfunduar ende premtimin prej $7 milionë që i bëri spitalit të fëmijëve "Los Angeles" dhe Unionit Amerikan të të Drejtave Civile, por ajo shton:

“Amber deri tani ka dhuruar shuma të mëdha parash në donacione për kauza bamirësie dhe synon të vazhdojë të kontribuojë deri sa të përmbushë premtimin e saj, por Amber u vonua sepse z. Depp ngriti një proces gjyqësor kundër saj dhe për pasojë, ajo ishte detyruar të shpenzonte miliona dollarë duke mbrojtur akuzat e rreme të Z. Depp." 

Avokatja Bredehoft vazhdon:

"Kjo është një përpjekje e dëshpëruar e Depp për të larguar vëmendjen nga gjetjet e Gjykatës së Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me pretendimet e abuzimeve dhe dhunës në familje."

Një gjyq mbaroi, një tjetër mund të nisë: Për

Burimi: Entertainmet Times