Ka kaluar një vit që kur Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan largimin e tyre nga pallati mbretëror.
Në një deklaratë si në Instagram ashtu edhe në faqen e tyre zyrtare, Harry dhe Meghan parashtruan synimet e tyre dhe arsyet e dorëheqjes si anëtarë të familjes mbretërore britanike, për të “punuar për t’u bërë të pavarur financiarisht”.
Më 31 mars, 2020, largimi i tyre u bë zyrtar dhe ata ranë dakord për një periudhë 12-mujore të rishikimit që mbaron më 31 mars, 2021.
Ndërsa ne i afrohemi gjithnjë e më shumë asaj date, shumë po pyesin nëse duka dhe dukesha do të kthehen në rolet e tyre të dikurshme.
Pop Sugar thotë me bindje se “diçka e tillë s’do ndodhë”.
Në një intervistë me Entertainment Tonight, ekspertja e jetës mbretërore, Katie Nicholl, shpjegoi se një kthim në pallat nuk ka shumë gjasa të ndodhë sepse “ideja e përgjithshme është se ky “divorc” ka funksionuar.
Ajo shtoi:
“Meghan dhe Harry u larguan nga familja mbretërore për t'u bërë të pavarur, financiarisht, por jo vetëm. Ata e kanë arritur këtë pavarësi tërësisht këtë vit."
Madje, ata kanë arritur më shumë se kaq. Harry dhe Meghan filluan Fondacionin e tyre të ri, Archewell, por gjithashtu nënshkruan një marrëveshje të madhe shumëvjeçare me Netflix, ku ata do të prodhojnë një larmi projektesh duke përfshirë dokumentarë, filma artistikë, seriale të skenuara dhe programacione për fëmijë.
Për më tepër, ata kanë bashkëpunuar me Spotify për një partneritet shumëvjeçar me Archewell Audio, e cila është kompania e tyre e sapo formuar e prodhimit audio, dhe Meghan sapo u bë një investitore private për kompaninë e Wellness Clevr Blends të udhëhequr nga gratë.
Pra, Meghan dhe Harry po ia dalin mbanë aq mirë, sa duket se vendimi i tyre ishte 100% i duhuri për ta dhe një kthim pas, nuk duket në horizont.
- Fejesat mbretërore: Pse Kate mori unazën e princeshë Dianës dhe Meghan, orën e saj
- Pas këtij detaji të vogël, njerëzit janë të bindur se Meghan Markle është shtatzënë për herë të dytë
- Ky detaj tregon se marrëdhënia mes familjes mbretërore dhe princit Harry vazhdon të ketë krisje
- Princ Harry shkoi për të blerë pemën e Krishtlindjeve, por e ngatërruan me punonjësin
- Ja çfarë ndodh kur paparazzi ngatërrohet me Meghan Markle