Shqipëria

Shqipëria nis sot vaksinimin kundër Covid-19: Ç'dihet deri tani

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2021

Shqipëria nis sot vaksinimin kundër Covid-19: Ç'dihet deri

Ashtu siç kryeministri Rama njoftoi ditën e djeshme, sot (11 janar) nis vaksinimi kundër Covid-19. 

Nën moton "Shqipëria Buzëqesh", procesi i vaksinimit do të kryhet në ambientet e stadiumit "Air Albania" dhe të parët që do të vaksinohen pasditen e sotme janë mjekët, si më të rrezikuarit ndaj këtij virusi.

Diçka të tillë e konfirmoi edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se vaksinimi do të nisë fillimisht për stafin mjekësor në spitalet Covid dhe më pas me personelin e urgjencave dhe reaminacionit.

Sipas saj, procesi i vaksinimit do të jetë çdo ditë për 8 deri në 10 orë dhe nisur nga parashikimet pritet të vaksinohen 60 persona brenda 1 ore.

Pas përfundimit, secili prej tyre duhet të qëndrojë për 30 minuta në ambientet e stadiumit për të parë nëse do të ketë ose jo komplikacione nga vaksina.  Vaksinat e Pfizer kundër Covid-19 do të jetë falas dhe jo e detyrueshme, të paktën deri më tani.

Burimi: Euronews.al