Harry & Meghan Speciale

Meghan Markle dhe Princ Harry s’do iu rikthehen asnjëherë rrjeteve sociale për këtë arsye!

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2021

Meghan Markle dhe Princ Harry s’do iu rikthehen asnjëherë

Gati një vit pas daljes së tyre nga rolet mbretërore dhe shkëputjes pasuese nga llogaria e tyre në Instagram @SussexRoyal, Meghan Markle dhe Princi Harry thuhet se kanë vendosur t’i lënë të gjitha rrjetet sociale.

Një burim i afërt me çiftin tha për Sunday Times se Meghan dhe Harry “nuk e kanë në plan” të kthehen në Instagram, Twitter apo Facebook për të promovuar Fondaconin Archwell dhe sigurisht, nuk po mendojnë të krijojnë as llogari personale.

Sipas burimit, arsyeja pas këtij vendimi është gjithë urrejtja që ata kanë marrë në internet.

Meghan ka folur dhe më parë për mënyrën se si është bullizuar vazhdimisht në internet, gjatë kohës kur ishte pjesë e pallatit mbretëror dhe se si kjo e ka dëmtuar shndetin e saj mendor.

“Më thanë që në 2019-ën, isha njeriu më i tallur online. Shëndeti mendor dhe emocional dëmtohet, kur të tjerët thonë gjëra që s’janë të vërteta për ty.”

Meghan Markle dhe Princ Harry s’do iu rikthehen asnjëherë

Burimi: In Style