Karriera

Të rinjtë shqiptarë po fitojnë miliona lekë duke punuar online për të huajt

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2021

Të rinjtë shqiptarë po fitojnë miliona lekë duke punuar

Upwork, e njohur më parë si Elance-oDesk, është një platformë amerikane për profesione të pavarura ku kompanitë dhe individët lidhen për të kryer biznes. Në vitin 2015, Elance-oDesk u ribrandua si Upwork dhe emri i plotë i kompanisë tani është Upwork Global Inc. Përmes kësaj platforme, të rinj shqiptarë kanë fituar shuma të konsiderueshme parash.

Në një artikull të Monitor.al, përmendet rasti i të riut Dorian H., i cili deri më tani ka fituar 200,000 dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit. Profesioni i tij është i lidhur me zhvillimin e web-eve dhe i shet shërbimet e tij në Upwork kundrejt një pagese 75 dollarë për orë.

Të rinjtë shqiptarë po fitojnë miliona lekë duke punuar

Banka Botërore, në një raport të posaçëm për zhvillimin e e-commerce gjatë pandemisë, vuri në dukje se Shqipëria pati një numër të lartë të profesionistëve që u regjistruan në Upwork. Elda. K, një arkitekte me përvojë 12-vjeçare, ka fituar 90 mijë dollarë nga puna e saj online.

Një e re nga Tirana raportohet të ketë fituar 60 mijë dollarë nga përpunime të avancuara të të dhënave në Excel. Punëdhënësit e saj ishin të mahnitur për cilësinë e lartë të punës në një afat të shkurtër.

Në një raport të fundit, “Diagnostikimi i e-commerce në Shqipëri”, Banka Botërore tha se karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në Shqipëri, bizneset u përpoqën që të përshtateshin me kushtet që kishin drejt një tregtie online, edhe pse të cunguar.

Për artikullin me më shumë informacion për Upwork, klikoni këtu.

Të rinjtë shqiptarë po fitojnë miliona lekë duke punuar