Karriera

Si funksionon platforma Upwork, ku të rinjtë shqiptarë po fitojnë miliona lekë duke punuar online

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2021

Si funksionon platforma Upwork, ku të rinjtë shqiptarë po

Dorian H., një i ri shqiptar, deri më tani ka fituar 200,000 dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit përmes zhvillimit të web-eve. Një e re nga Tirana, raporton Monitor.al, ka fituar 60 mijë dollarë nga përpunime të avancuara të të dhënave në Excel. Elda. K, një arkitekte me përvojë 12-vjeçare, ka fituar 90 mijë dollarë nga puna e saj online. Të gjithë këta të rinj i janë bashkuar Upwork.

Çfarë është Upwork?

Upwork është një platformë që lidh bizneset me profesionistë të pavarur (freelancers) në të gjithë botën për punë dhe projekte të vogla ose afatgjata. Upwork është një nga faqet për punë në distancë më të popullarizuara kohëve të fundit.

Upwork ka mbi 18 milionë profesionistë të pavarur dhe pesë milionë klientë të regjistruar dhe është tregu më i madh në botë për freelancers, ku çdo vit postohen tre milionë punë me vlerë $1 miliard.

Si funksionon platforma Upwork, ku të rinjtë shqiptarë po

Si funksionon?

Upwork lejon klientët të intervistojnë, punësojnë dhe punojnë me profesionistë të pavarur dhe agjenci të pavarura përmes platformës së kompanisë. Klientët postojnë një përshkrim të punës dhe një varg çmimesh që ata janë të gatshëm të paguajnë për një profesionist të pavarur.

Klienti më pas "interviston" profesionistë të pavarur duke parë profilet dhe renditjen e tyre, apo duke komunikuar përmes chat-it. Pasi klienti të ketë zgjedhur cilin dëshiron të punësojë, ai e punëson atë si freelancer duke dërguar një kontratë me orë të caktuara, normë pagese dhe një afat përfundimtar për punën.

Një skemë e thjeshtë funksionon kështu:
A: Kompanitë postojnë punën
B: Profesionistët e pavarur aplikojnë
C: Përzgjidhet një ose disa dhe fillon puna
D: Të punësuarit paguhen

Si funksionon platforma Upwork, ku të rinjtë shqiptarë po

Si paguhet?

Pagesa mund të jetë:
1- Për orë: Profesionistët e pavarur regjistrojnë kohën përmes aplikacionit Upwork Desktop.
2- Për çmim fiks: Klienti dhe i punësuari bien dakord për një çmim fiks për projektin.
3- Përzierje: Kjo është një përzierje e pagesave të mësipërme, duke vendosur edhe një çmim për normë shtesë.

Pagesat kryehen përmes MasterCard, Visa, American Express, Discover ose PayPal.

Upwork merr një përqindje të fitimeve që ju bëni në platformë, kjo përqindje zvogëlohet sa më gjatë që punoni në të njëjtat kontrata. Për 500 dollarët e parë, ata marrin 20%, nga 501 deri në 10,000 dollarë marrin 15%, dhe pas 10,000 dollarë marrin 5%.

Në thelb, ju stimulojnë që të krijoni marrëdhënie afatgjata me klientët.

Si funksionon platforma Upwork, ku të rinjtë shqiptarë po

Punët ku mund të aplikoni:

1. Web, Celular dhe Software
2. Dizajn
3. Shkrim dhe Redaktim
4. Shitje dhe Marketing
5. Suport për administratorët
6. Shërbim i klientit
7. Përpunim dhe analizim të dhënash
8. Inxhinieri dhe arkitekturë

Çfarë duhet të keni parasysh:

1. Regjistrimi mund t’ju refuzohet.
2. Llogaria juaj mund të çaktivizohet për shkak të mungesës së aktivitetit.
3. Duhet kohë dhe durim për të krijuar një profil.
4. Duhet të paguani një tarifë mujorë, tarifën e projektit dhe tarifën e transaksionit.
5. Duhet kohë dhe durim për të gjetur klientë.
6. Mund të bëheni një nga profesionistët më të vlerësuar.
7. Mund të lini një vlerësim/kritikë për punëdhënësin.
8. Mund të keni disa profile, në varësi të specializimit.

Si funksionon platforma Upwork, ku të rinjtë shqiptarë po

Kini kujdes që:

1. Të mos aplikoni për punë që nuk kanë verifikuar pagesën.
2. Të shihni sa shumë kanë shpenzuar në platformë. Ky mund të jetë një tregues i shkëlqyeshëm nëse ata janë serioz në lidhje me punësimin në Upwork.
3. Të lexoni komentet e profesionistëve të tjerë.
4. Të shihni sa njerëz kanë aplikuar, janë intervistuar dhe janë punësuar. Punët me më shumë se 50 aplikantë, shpesh kanë konkurrencë dhe mund t’ju marrin shumë kohë dhe në fund të mos punësoheni.