KORONAVIRUS

Për sa kohë pritet të mbyllet procesi i vaksinimit në vend

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2021

Për sa kohë pritet të mbyllet procesi i vaksinimit në vend

I ftuar në "Open", kryeministri Rama zbuloi disa nga skenaret e vaksinimit në vend. Sipas tij, i gjithë procesi i vaksinimit kundër vendit besohet të mbyllet për 14-24 muaj.

"Kemi bërë një plan kombëtar të vaksinimit dhe të jemi 100% të mbuluar në një proces të cilin e kemi parashikuar me tre skenarë. Në skenarin më parë, më agresivin, duam që procesin e vaksinimit ta mbyllim për 14 muaj, në skenarin e dytë është 18 dhe në të tretin është 24 muaj. Kemi garantuar 500 mijë doza. 10,780 do vijnë në janar. 30,000 të tjera në shkurt. Kemi parashikuar me tre skenare ta mbyllim për 14 muaj. Spanja tha se do e mbyllë në vitin 2024. Duam të jemi ambiciozë dhe ta mbyllim në 14 muaj. Ajo që po them është se ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur se duke ecur me shpejtësi të shkëpusim hallkat e infeksionit."

Për sa kohë pritet të mbyllet procesi i vaksinimit në vend

Përsa i përket anonimitetit të mënyrës së sigurimit të vaksinës, Rama u shpreh:

“Vaksinat që kanë ardhur janë një pjesë e vaksinave që do vazhdojnë të vijnë në mënyrë jotransparente. Një gjë duhet të jetë e qartë, çdo flakon i vaksinës Pfizer ka një kod. Çdo flakon që del nga dyert e kompanisë Pfizer ka një rrugë dhe është e pamundur që ta marrësh dhe ta devijosh nga rruga. Çdo rrugë ka një destinacion.

Destinacioni i vaksinës në një vend të BE është e pamundur që të kthehet në një destinacion, ku ndodh çfarëdo qoftë për flakonin, qoftë për kushtet. Vaksina ka ardhur e autorizuar, është e autorizuar nga një shtet. Nëse fjala ime s’mjafton, e mirëkuptoj. Unë vaksinën e bëra vetë, jo se desha të përfitoj nga rasti dhe t’i zija rastin dikujt tjetër, por e bëra pikërisht për të thënë se kjo vaksinë është vaksina Pfizer, e cila po injektohet në trupin tim."

Kryeministri Rama ishte ndër të parët që u vaksinua kundër Covid-19, në ambientet e stadiumit Air Albania ditën e hënë.

Për sa kohë pritet të mbyllet procesi i vaksinimit në vend