KORONAVIRUS

Ja sa muaj mund të jeni të mbrojtur nga Covid pas infektimit të parë

Shkruar nga Anabel

15 Janar 2021

Ja sa muaj mund të jeni të mbrojtur nga Covid pas infektimit të

Njerëzit të cilët janë infektuar me Covid-19 ka të ngjarë të mbrohen nga një infeksion i dytë për të paktën pesë muaj, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga Public Health England (PHE).

Studimi - i cili ende nuk është shqyrtuar nga kolegët - zbuloi se nëse dikush ka qenë i infektuar më parë, ka 83% më pak rrezik për t’u ri-infektuar, në krahasim me njerëzit që nuk janë infektuar asnjëherë. Por studiuesit paralajmëruan se mbrojtja nuk është absolute, që do të thotë se disa njerëz infektohen sërish me koronavirus.

Gjithashtu është e mundur që ata që kanë një shkallë të imunitetit ndaj virusit mund të jenë akoma në gjendje ta mbajnë virusin në hundë ose fyt dhe kësisoj, ta transmetojnë atë.

"Tani e dimë që shumica e atyre që janë infektuar me virus dhe kanë zhvilluar antitrupa, janë të mbrojtur nga ri-infektimi, por kjo nuk është njësoj për të gjithë dhe ne ende nuk e dimë se sa zgjat mbrojtja", tha në një deklaratë Susan Hopkins, këshilltare e lartë mjekësore në PHE dhe bashkë-udhëheqëse e studimit.

Studimi do të vazhdojë të monitorojë punonjësit e kujdesit shëndetësor për 12 muaj për të parë nëse mbrojtja zgjat edhe më shumë, por tani për tani, mendohet se ata që u infektuan me virus në valën e parë, mund të infektohen sërish.

Ja sa muaj mund të jeni të mbrojtur nga Covid pas infektimit të

Burimi: CNN