Nga 2002 në 2004, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ishin një prej çifteve më të famshëm të Hollywood-it dhe njerëzit donin të dinin gjithnjë e më tepër nga romanca e tyre aq e përfolur.
Gjithsesi, pavarësisht kësaj, Ben së fundmi është shprehur se atë periudhë tabloidet dhe mediat kanë thënë gjëra shumë të liga për të fejuarën e tij të asaj kohe, Jennifer.
"Njerëzit ishin kaq të këqinj me të- seksistë, racistë. Janë shkruar kaq shumë gjëra të shëmtuara për atë dikur, sa nëse ju do t'i shkruanit sot, do të pushoheshit menjëherë nga puna."- tregoi Affleck.
Edhe pse sot drejtimet e tyre janë ndarë, Ben e mbron dhe flet për të siç do t'i kishte hije çdo ish-partneri.
"Tani, atë e respektojnë dhe e ngrenë në qiell për punën që bën, për prejardhjen e saj dhe për gjithë çfarë ka arritur. Ashtu siç duhet të bënin gjithmonë!"
Affleck dhe Lopez u fejuan në nëntor të 2002-it, por pak ditë para altarit njoftuan anullimin e dasmës dhe lajmin e ndarjes.
Sot, Jennifer është kokë e këmbë e dashuruar me Alex Rodriguez dhe thotë se ja del më mirë me fejesën e saj tani sesa 18 vite më parë.
Burimi: BuzzFeed