Cardi B do të jetë përsëri pjesë e një filmi, por kësaj radhe është ajo ylli.
Reperja do të jetë pjesë e “Assisted Living”, një film komedi nga Paramount.
Pas lajmit, ajo shkroi në Twitter:
“Puna dhe jeta do bëhen 10 herë më të vështira, por unë jam e mbushur me lumturi. Kur keni mundësi në duar, merrini TË GJITHA!”
Reperja e “WAP” do luajë rolin e Amber, një mashtruese që e gjen veten në telashe, kur një vjedhje shkon keq.
Variety e cilëson filmin si një “komedi të egër me zemër të jashtëzakonshme” dhe e krahason me "Tootsie", "Zonja Doubtfire" etj.
Në një përmbledhje shkruhet:
“Në arrati nga policët dhe nga ish-skuadra e saj, ajo do përpiqet të gjejë çdo vend për t’u fshehur. Kur mundësitë të mbarojnë, Amber do maskohet si një grua e moshuar dhe do të fshihet në një vend ku askujt s’do i shkonte mendja të kërkonte, në një shtëpi kujdesi për të moshuarit, ku qëndronte dhe gjyshja e saj.”
Më parë, Cardi ka qenë pjesë e roleve të vogla në “Hustlers” dhe “Fast & Furious”.
Burimi: Bustle