Kinema & TV

Çfarë ndodhi me Elisa Lam? Vdekja, ende e pazgjidhur, do ketë një dokumentar në Netflix

Shkruar nga Anabel

17 Janar 2021

Çfarë ndodhi me Elisa Lam? Vdekja, ende e pazgjidhur, do ketë

Një dokumentar me disa seri do të publikohet në Netflix muajin e ardhshëm.

Seritë do të flasin për vdekjen misterioze të Elisa Lam, një turiste kanadeze 21-vjeçare, e cila po qëndronte në Hotel Cecil në Los Angeles në shkurt të 2013-ës.

Disa javë pas zhdukjes së saj, trupi u gjet në rezervuarin e ujit në tarracën e hotelit.

Kanë kaluar shtatë vjet, por rrethanat e historisë së saj janë ende një “fiksim” i hetuesve, që shtrojnë pyetjen: “Çfarë ndodhi me Elisa Lam?”

Lam u zhduk, duke lënë çdo gjë në dhomën e saj, paratë, kartën e identitetit dhe gjithçka tjetër.

Ndërsa çështja u bë e njohur për publikun, policia lëshoi pamjet e fundit të saj, një video e frikshme dhe e çuditshme në ashensorin e hotelit.

Videoja u publikua në 2013-ën duke e përdorur internetin si një përpjekje për të zbuluar misterin.

Ndërsa çështja është mbyllur zyrtarisht, historia mbetet ende një mister i pazgjidhur.

“The Vanishing In the Cecil Hotel” do ketë katër seri dhe pritet të publikohet së shpejti.

Hotel Cecil ka qenë një pikë e nxehtë për vdekje të çuditshme, që nga hapja e tij në 1927-ën, por këto do t’i tregojë më mirë dokumentari.

Çfarë ndodhi me Elisa Lam? Vdekja, ende e pazgjidhur, do ketë

Burimi: Unilad