KORONAVIRUS

Akulloret në Kinë rezultojnë pozitive me Covid-19: Ç’do të thotë kjo dhe a ka vend për panik

Shkruar nga Anabel

17 Janar 2021

Akulloret në Kinë rezultojnë pozitive me Covid-19:

Në Tianjin, Kinë, tre mostra të akullores kanë rezuluar pozitive me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore tani po gjurmojnë njerëzit që mund të kenë “qenë në kontakt” me akulloren.

Ato u prodhuan nga kompania ushqimore Tianjin Daqiaodao në zonën veriore të Tianjin.

Kompania kishte prodhuar gjithsej 4836 kuti, nga të cilat 1812 ishin shitur në provinca të ndryshme. Rreth 2089 janë vulosur dhe siguruar, sipas China Daily.

Autoritetet janë në proces hetimi të 65 kutive, që ishin shitur në një treg lokal, pas 3 mostrave që rezultuan pozitive.

Banorëve që blenë akulloret iu është kërkuar të raportojnë shëndetin dhe gjendjen e tyre shëndetësore.

1662 punonjës të kompanisë janë tani në karantinë dhe 700 prej tyre kanë rezultuar negativë.

Dr. Stephen Griffin, një virolog, tha për Sky News se nuk ka pse “të ketë panik”.

“Mund të jetë rezultat i një problemi me prodhimin në fabrikë dhe potencialisht me higjienën. Nuk ka nevojë për panik sepse kjo s’do të thotë që çdo copëz akullore papritmas do ndotet me koronavirus.”

Burimi: Times Now, Sky News