Shendeti i Gruas

Shëndeti vaginal: Shenjat dhe llojet e infeksioneve, që duhet t’i njohë çdo grua!

Shkruar nga Anabel

18 Janar 2021

Shëndeti vaginal: Shenjat dhe llojet e infeksioneve, që duhet

Infeksionet vaginale nuk janë diçka e pazakontë për gratë, por në një pjesë të mirë rasteve, gratë mund të kenë një të tillë dhe të mos e dinë.

Disa infeksione mund të vijnë me asnjë simptomë, ndërkohë për të tjera, disa prej simptomave më të zakonshme janë:

- Kruarje

- Një ndryshimë në sasinë e urinës

- Një ndryshim në ngjyrën e urinës

- Dhimbje ose djegie gjatë urinimit

- Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale etj

Simptomat e infeksioneve vaginale gjithashtu mund të ndryshojnë bazuar në shkakun e infeksionit tuaj.

Disa prej infeksioneve më të zakonshme janë:

- Infeksionet bakteriale, ku zakonisht disa baktere gjenden në vaginën tuaj.

- Infeksionet e shkaktuara nga Candida Albicans, një nga infeksionet më të zakonshme. Shumë gjëra, përfshirë antibiotikët, mund të zvogëlojnë numri e baktereve anti-fungale në vaginën tuaj. Ky zvogëlim mund të çojë në infeksion.

- Trikomoniaza, një infeksion vaginal që shkaktohet nga një parazit dhe mund të kontraktohet përmes marrëdhënieve seksuale.

- Irrituesit, si sapunët, larësit, parfumet dhe kontraceptivët vaginalë mund ta irritojnë vaginën. Kjo mund të shkaktojnë inflamacion.

- Në disa raste, mjeku juaj mund të mos jetë në gjendje të përcaktojë shkakun e infeksionit tuaj vaginal. Kjo gjendje njihet si vulvovaginitis jospecifik. Mund të ndodhë tek gratë e çdo moshe, por është më e zakonshme tek vajzat që nuk kanë hyrë në pubertet.

Burimi: Healthline