KORONAVIRUS

Paneli i pavarur kritikon OBSH dhe Kinën: Ku u gabua që në fillim të pandemisë!

Shkruar nga Anabel

19 Janar 2021

Paneli i pavarur kritikon OBSH dhe Kinën: Ku u gabua që në fillim

Kina dhe Organizata  Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mund të kishin vepruar më shpejt dhe më me forcë për të përmbajtur fillimin e përhapjes së Covid-19, sipas një paneli të pavarur shqyrtimi.

Në raportin e tij të dytë të ndërmjetëm, Paneli i Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin Pandemik me bazë në Zvicër përcaktoi se Pekini mund të kishte qenë më i saktë në zbatimin e masave të shëndetit publik kur rastet u zbuluan për herë të parë në qytetin Wuhan, në provincën Hubei.

“Ajo që është e qartë për panelin është se masat e shëndetit publik mund të ishin zbatuar më me forcë nga autoritetet lokale dhe kombëtare të shëndetit në Kinë, në janar 2020”, thuhej në raport.

Rastet e para në Wuhan ndodhën midis 12 dhjetorit dhe 29 dhjetorit 2019 sipas autoriteteve të qytetit. Rastet nuk u raportuan në OBSH deri më 31 dhjetor.

Në kohën kur Wuhan kaloi në karantinim (lockdown) në 23 janar 2020, virusi ishte përhapur tashmë në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë dhe Shtetet e Bashkuara.

Disa vende, më së shumti SHBA dhe Australia, kanë akuzuar Pekinin për neglizhimin në fazat e hershme.

Paneli i pavarur, pjesë e të cilit janë edhe ish-Kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark dhe ish-Presidenti liberian, Ellen Johnson Sirleaf, gjithashtu kritikoi OBSH për vonesat e tij në alarmin dhe bëri thirrje për reforma në agjensinë e Kombeve të Bashkura.

Pavarësisht se ishin paralajmëruar për rastet në fund të dhjetorit, 2019, OBSH nuk e mblodhi komitetin e tij të urgjencës deri më 22 janar 2020 dhe më pas priti deri më 30 janar përpara se të shpallte një emergjencë ndërkombëtare.

"Nuk është e qartë pse komiteti nuk u takua deri në javën e tretë të janarit, as nuk është e qartë pse nuk ishte në gjendje të binte dakord mbi deklarimin e një emergjence të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar kur u thirr për herë të parë", shkruhej në raport.

Raporti gjithashtu nënvizoi se OBSH nuk e deklaroi shpërthimin një "pandemi" deri më 11 mars, 2020 pasi disa ekspertë shëndetësorë dhe media kishin filluar ta miratonin termin.

Në atë kohë, kishte rreth 118.000 raste dhe më shumë se 4000 vdekje në të gjithë botën.

Raporti del në përfundimin se OBSH “nuk ka bërë si duhet punën”.

“Komuniteti ndërkombëtar duher të arrijë një “rivendosje globale” (global reset), mbi mënyrën se ai trajtohen pandemitë.”

Paneli i pavarur kritikon OBSH dhe Kinën: Ku u gabua që në fillim

Burimi: CNN, The Guardian