#1
Disa njerëz besojnë se instalacioni ushtarak amerikan Zona 51 hulumton dhe eksperimenton mbi alienët dhe anijet e tyre kozmike.
#2
Disa njerëz besojnë se një strukturë kërkimore në Alaskë është një laborator i kontrollit të mendjes.
#3
Kompleksi i Mbrojtjes në Dakotën e Veriut u ndërtua gjatë Luftës së Ftohtë, por disa mendojnë se është e lidhur me Illuminati-n.
#4
Ekziston një vullkan gjigant aktiv në Yellowstone, Wyoming dhe nëse shpërthen, mund të zhdukë SHBA-në. Teoricienët e konspiracionit besojnë se qeveria e di se kur do të ndodhë shpërthimi.
#5
Roswell, New Mexico, është një qendër e famshme për teori në lidhje me UFO-t.
#6
Disa besojnë se dhoma prapa malit Rushmore mban disa sekrete të mëdha.
#7
Disa njerëz në Idaho thonë se qeveria po i helmon me kimikate.
#8
Për vite me radhë, njerëzit në të gjithë Minesotën kanë raportuar se dëgjojnë tinguj të ulë gumëzhitjeje ose zhurma që vijnë nga qielli.
#9
Deri në vitin 1988, kishte 3,000 raporte të njerëzve që tregonin se kishin parë UFO në Wytheville, Virginia.
#10
Disa njerëz besojnë se tornadoja në Joplin në vitin 2011 u krijua në të vërtetë nga ushtria.
#11
Një qytet fantazmë i braktisur në New Jersey u bë një nga teoritë më të hershme të konspiracionit në internet kur njerëzit thanë se qyteti ishte vend i një grupi që praktikonte udhëtimet ndërdimensionale.
#12
Një astronom në Universitetin Shtetëror të Ohajos regjistroi një sinjal, që sipas teorive, mund të jetë dërguar nga një qenie jashtëtokësore.
Burimi: Insider